Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Haraçinës, diskriminues buxheti i vitit 2012

Komuna e Haraçinës, diskriminues buxheti i vitit 2012

26 dhjetor-“Edhe këtë vit buxheti për Haracinën është kopje e vitit të kaluar, prandaj ne si kryetar të komunave rurale kemi bërë kërkesë deri te Qeveria që përqindja e TVSH-së t’iu rritet komunave dhe alokimi i mjeteve rritet deri në 6 për qind,, e jo sikurse që është tani 3.5 për qind. Edhe tatimi personal të rritet në 30 për qind, sepse komuna jonë, vetëm me këto të ardhura mundet sado pak ti plotësojë nevojat për udhëheqje normale të komunës”, deklaroi Bajrami.

Kryetari i Komunës së Haracinës, Bastri Bajrami deklaroi se buxheti i vitit 2012, i planifikuar nga Qeveria e Maqedonisë për komunat shqiptare, është i padrejtë dhe diskriminues.

“Edhe këtë vit buxheti për Haracinën është kopje e vitit të kaluar, prandaj ne si kryetar të komunave rurale kemi bërë kërkesë deri te Qeveria që përqindja e TVSH-së t’iu rritet komunave dhe alokimi i mjeteve rritet deri në 6 për qind,, e jo sikurse që është tani 3.5 për qind. Edhe tatimi personal të rritet në 30 për qind, sepse komuna jonë, vetëm me këto të ardhura mundet sado pak ti plotësojë nevojat për udhëheqje normale të komunës”, deklaroi Bajrami.

Bajrami tha se Komunën të cilët e drejton ai, por edhe komunat tjera shqiptare po diskriminohen nga Qeveria e Maqedonisë.

“Ne si komunë jemi të diskriminuar në çdo aspekt. Ndërsa gjendja më e vështirë është sidomos në arsim ku shkollat shqipe nuk kan mjete të mjaftueshme për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Nxënësit për çdo vitë shtohen, por mjetet financiare mbeten të njëjta, kur dihet se mjetet financiare ministria i lëshon në bazë të numrit të nxënësve”, shtoi Bajrami.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *