Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohet sasi më e madhe e ekstazave të dedikuara për narko tregun e Maqedonisë

Konfiskohet sasi më e madhe e ekstazave të dedikuara për narko tregun e Maqedonisë

5 dhjetor-Ajo potencoi se praktika tregon se njohuritë operative të MPB-së janë kualitative, kështu që nëse nga gjysma e parë e këtij viti dhe gjatë vitit të kaluar kryesisht kanalet e prera ishin për tregti të palejuar me heroinë, nënvizoi, gjatë këtyre disa muajve të fundit ato janë kanale për tregti me droga sintetike.

Sektori për tregti të palejueshme me drogë në kuadër të Qendrës për shkatërrimin e krimit serioz dhe të organizuar në bashkëpunim me SPB-Veles mbrëmë rreth orës 21.30 konfiskoi 3.500 tableta ekstaze me logon “zemra” me origjinë nga Holanda të dedikuara për shitje në narko tregun e Maqedonisë.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se policia mbrëmë, para pikës pagesore Stobi në drejtimin Negotinë-Veles, gjatë kontrollit të automjetit “BMV” me targa bullgare, drejtuar nga një person 41-vjeçar nga fshati Petralinci i Strumicës, në bagazhin e makinës i ka gjetur tabletat, të cilat janë marrë për ekspertizë të mëtejme. Pritet që të shtrohet padi penale deri te Prokuroria themelore publike në Veles kundër të dyshuarit të arrestuar për vepra të kryera penale prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Sasia e konfiskuar e ekstazave, e cila do të arrinte çmimin prej rreth 30 mijë euro gjatë shitjes finale, është dashur t’i dorëzohej një personi tani për tani të panjohur në Shkup, për shitje të mëtejme.

“Është evidente se në disa muajt e fundit njohuritë operative flasin se është rritur sasia e drogave sintetike të cilat janë në qarkullim në territorin e Maqedonisë, por edhe jashtë vendit. Është mirë ajo që u konfirmuan njohuritë operative të cilat i kemi, i marrim në kohë dhe për një kohë relativisht të shkurtër arrijmë të realizojmë disa aksione gjegjësisht konfiskohet sasi më e madhe e drogës sintetike”, tha ministrja Jankulloska.

Ajo potencoi se praktika tregon se njohuritë operative të MPB-së janë kualitative, kështu që nëse nga gjysma e parë e këtij viti dhe gjatë vitit të kaluar kryesisht kanalet e prera ishin për tregti të palejuar me heroinë, nënvizoi, gjatë këtyre disa muajve të fundit ato janë kanale për tregti me droga sintetike.

Përndryshe, gjatë arrestimit të personit të dyshimtë janë bërë edhe bastisje në pompën e benzinës “Galis Petrol”, si dhe në motelin, restorantin dhe diskotekën, pronë e të arrestuarit, por nuk janë gjetur lëndë shtesë lidhur me hetimin.

I dyshuari operativisht është i njohur për policinë, në Maqedoni deri më tani nuk është paraqitur për vepra të bëra, edhe pse ka vuajtur dënim me burg në Itali për tregti të palejuar me narkotikë

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *