Home / Sport / KOSOVA -MAQEDONIA 24-24

KOSOVA -MAQEDONIA 24-24

Hendbollistët e rinj kosovar të Përfaqësueses U17 ne konkurrencën e meshkujve zhvilluan takimin e fundit ne këtë vit me skuadrën gjegjëse të Maqedonisë duke e për përmbyllur me rezultat të barabartë 24:24 pas një ndeshje shumë interesante dhe enigmatike sa i përket rezultatit deri në fund.

Hendbollistët e rinj kosovar të Përfaqësueses U17 ne konkurrencën e meshkujve zhvilluan takimin e fundit ne këtë vit me skuadrën gjegjëse të Maqedonisë duke e për përmbyllur me rezultat të barabartë 24:24 pas një ndeshje shumë interesante dhe enigmatike sa i përket rezultatit deri në fund.Derisa në pjesën e parë djelmoshat kosovarë luajtën shumë mirë duke pasur epërsi deri në 5 gola në mënyrë që pas disa gabimeve fillestare në pushim të shkohet me 3 gola përparësi 14:11.Pjesa e dytë ishte shumë nivelizuar dhe skuadra mysafire ja doli t barazon rezultatin ne minutën e 50 dhe të kaloi në avantazh, mirëpo Përfaqësuesja e e Kosovës në saje të Beshirit lojtarit më të dalluar të takimit ja doli të barazon, kurse në sulmin e fundit Syla humbi rastin më ideal për fitore.
Lojtarët kosovarë u angazhuan dhe të gjithë meritojnë lëvdata, kurse paksa më shumë Beshiri, Terziqi, Isufi dhe portierët Syejmani dhe Berisha.
Marre në përgjithësi ndeshja ishte interesante dhe angazhuese mirë, por në ambient të ftoftë para pak shikuesve, dhe për çudi asnjë gazetari (hiq gazetarit të ‘SPORTIT”) dhe mediumi televiziv, sikur ndeshja u zhvillua në ndonjë shtet tjetër e jo në kryeqytetin Kosovës.

KOSOVA U17 – MAQEDONIA U17 24:24(14:11)

Pallati i Sportit dhe Rinisë në Prishtine
Shikues: 200
Gjyqtarë: Kasapi – Bytyqi (Gjakovë)
Përjashtimet: 4 min Kosova, 8 min Maqedonia
Shtashet: 7/5 Kosova, 2/1 Maqedonia

KOSOVA: Marevci, Isufi 3, Gutiqi, Fetahu, Ibrahimi 3, Ramadani 1, Mujka, Syla 4, Shkodra, Beshiri 7, Limani 1, Terziqi 4, Mehmeti 1, Gjuka, Berisha dhe Sylejmani.
MAQEDONIA: F.Ivanovski, Veklkovski,Kostovski 4, S.Stojanovski, Bojan Nedzovski 4, F.Talevski 7, Angelov, Goevski, Manaskov 3, G.Ivanovski, Borjan Nedzovski 4, Trajkovski, S.Stojanov, A.Stojanov dhe J.Talevski 2.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *