Home / Lajme / Rajon / Kroacia e nënshkroi Marrëveshjen për inkuadrim drejt BE-së

Kroacia e nënshkroi Marrëveshjen për inkuadrim drejt BE-së

9 dhjetor-“Marrim pjesë në ngjarje historike, e cila për nga rëndësia e vet për popullin kroat është e barabartë vetëm me Deklaratën për pavarësinë e vendit tonë”, tha Kosor.

Kroacia sot në Bruksel e nënshkroi Marrëveshjen për inkuadrim drejt BE-së, e cila do t’i mundësojë të bëhet anëtare e Unionit në korrik të vitit 2013, pasi që kroatët do të deklarohen për atë në referendum, ndërkaq 27 vendet anëtare ta ratifikojnë Marrëveshjen.

“Mirë se erdhët në familjen evropiane”, deklaroi para kreut shtetëror kroat kryetari i BE-së, Herman van Rompuj, duke shënaur se ky nuk është fundi i rrugës për Kroacinë.

“Reformat duhet të vazhdojnë para datë ssë inkuadrimit”, potencoi ai.

Duke e nënshkruar Marrëveshjen për inkuadrim të Kroacisë drejt BE-së, kryeministrja kroate, Jadranka Kosor tha se po e nënshkruan dokumentin më të rëndësishëm në karierën e vet politike.

“Marrim pjesë në ngjarje historike, e cila për nga rëndësia e vet për popullin kroat është e barabartë vetëm me Deklaratën për pavarësinë e vendit tonë”, tha Kosor.

Kryeministrja kroate sot për herë të parë do të marrë pjesë në takimin evropian në nivel të lartë në rolin e vëzhgueses.

Nënshkrimin e tij në dokumentin e shumëdëshiruar e vendosi edhe presidenti kroat, Ivo Josipoviq, si dhe përfaqësuesit evropianë Kryetari i Këshillit evropian, herman van Rompuj, kryetari i Komisionit evropian, Zhoze Manuel Baroso dhe kryetari i Parlamentit Evropian, Jirzhi Busek.

Gjatë ditës së sotme të Samitit ë liderëve të shteteve anëtare të Unionit pritet të verifikohen edhe vendimet e tjera nga këshilli i ministrave të punëve të jashtme që u mbajt në fillim të javës, në të cilin u propozua data për fillim të negociatave inkuadruese me Republikëne Maqedonisë të shqyrtohet gjatë kryesimit të ardhshëm danez.

Pritet të shtyhet për në mars të vitit të ardhshëm edhe vendimi nëse Serbisë t’i jepet statusi i kandidates për anëtarësim në Union, nën kushtin që të realizojë përparim të mëtutjeshëm në dialogun me Prishtinën dhe të ndihmojë në mundësimin e lëvizjes së lirë të EULEKS-it dhe KFOR-it.

Njëkohësisht, sipas projekt-marrëveshjes është vendosur që Mali i Zi të marrë datë për fillim të negociatave në qershor të vitit të ardhshëm, gjithashtu nën një sërë kushtesh.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *