Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri shqiptar Sali Berisha i falënderohet Ahmetit për mikëpritjen gjatë vizitës së tij në Maqedoni

Kryeministri shqiptar Sali Berisha i falënderohet Ahmetit për mikëpritjen gjatë vizitës së tij në Maqedoni

2 dhjetor-Në këtë kontekst, mbetemi të vendosur të punojmë për të eliminuar të gjitha barierat në qarkullimin e lirë të qytetarëve, mallrave e shërbimeve ndërmjet të dyja vendeve, në shërbim të projektit të përbashkët madhor, anëtarësimit në BE, si dhe të së ardhmës më të mirë të të dy popujve tanë. Me sigurimet e konsideratës më të lartë”, thuhet në letrën e kryeministrit shqiptar

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka dërguar një letër falëminderimi për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit të fundit që dy liderët shqiptarë mbajtën në Shkup gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar.

“I nderuar zoti Ahmeti, dëshiroj t’ju falënderoj për takimin e ngrohtë dhe bisedën e përzemërt e vëllazërore që zhvilluam së bashku gjatë vizitës sime në Maqedoni, më 9 nëntor 2011. Kam konstatuar me kënaqësi hapat e rëndësishëm që keni bërë në kuadër të zbatimit të Marrëveshjës së Ohrit, miratimin e akteve legjislative për përdorimin e gjuhës e të simboleve kombëtare, të cilat, së bashku me rrëzimin e proceseve të pabaza ndaj luftëtarëve të UÇK-së, përbëjnë arritje të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni dhe mbarë kombin. Siç ju theksova edhe gjatë bisedës, qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar dhe po punon në përfundimin e infrastrukturave të rëndësishme, të cilat do të ndikojnë në zgjërimin e lidhjeve e të shkëmbimeve ndërmjet të dyja vendeve e do t’i lehtësojnë edhe më tej ato, si dhe do t’i sjellin edhe më pranë me njëri – tjetrin shqiptarët në të dyja anët e kufirit, por edhe me qytetarët e tjerë të Maqedonisë në bashkëpunim me qytetarët e vendit tim. Në këtë kontekst, mbetemi të vendosur të punojmë për të eliminuar të gjitha barierat në qarkullimin e lirë të qytetarëve, mallrave e shërbimeve ndërmjet të dyja vendeve, në shërbim të projektit të përbashkët madhor, anëtarësimit në BE, si dhe të së ardhmës më të mirë të të dy popujve tanë. Me sigurimet e konsideratës më të lartë”, thuhet në letrën e kryeministrit shqiptar

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *