Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri shqiptar Sali Berisha i falënderohet Thaçit për mikëpritjen gjatë vizitës së tij në Maqedoni

Kryeministri shqiptar Sali Berisha i falënderohet Thaçit për mikëpritjen gjatë vizitës së tij në Maqedoni

2 dhjetor-Siç ju thashë gjatë takimit tonë, jam shumë i lumtur që shqiptarët në Maqedoni dhe formacionet e tyre politike kanë dëshmuar, me dialogun konstruktiv e marrëveshjen parazgjedhore, vullnetin e palëkundur për konsolidimin e stabilitetit në vendin fqinjë, thuhet ne letrën e kryeministrit shqiptar Sli Berisha dërguar kreut të PDSH-së Menduh Thaçi

Kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka falënderuar kryetarin e PDSH-së për takimet gjat vizitës që ai zhvilloi pak kohë më parë në Maqedoni.“Faleminderit për takimin e ngrohtë dhe bisedën e përzemërt e vëllazërore, që zhvilluam së bashku gjatë vizitës sime në Maqedoni, më 9 Nëntor 2011.Siç ju thashë gjatë takimit tonë, jam shumë i lumtur që shqiptarët në Maqedoni dhe formacionet e tyre politike kanë dëshmuar, me dialogun konstruktiv e marrëveshjen parazgjedhore, vullnetin e palëkundur për konsolidimin e stabilitetit në vendin fqinjë, si dhe ecjen përpara me shpejtësi drejt projektit madhor të integrimit euroatlantik.Shqipëria është dhe mbetet përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe qeveria shqiptare tërësisht e angazhuar dhe po punon për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe për të eliminuar të gjitha barrierat në qarkullimin e lirë të qytetarëve, mallrave e shërbimeve ndërmjet të dyja vendeve, duke vendosur standarde të ngjashme me ato të BE-se, si interesi më i mirë i së ardhmes të të dyja vendeve tona dhe i projektit të përbashkët madhor të anëtarësimit në BE”, thuhet ne letrën e kryeministrit shqiptar Sli Berisha dërguar kreut të PDSH-së Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *