Home / Lajme / Maqedoni / Kryetar i ri i komunës së Sarajit është Bekim Murati

Kryetar i ri i komunës së Sarajit është Bekim Murati

19 dhjetor-Ai në zgjedhjet e djeshme të parakohshme lokale në këtë komunë të Shkupit, sipas të dhënave fillestare nga Komisioni shtetëror zgjedhor, fitoi 6.982 vota, përkatësisht 64,1 për qind nga votuesit e dalë.

Kryetar i ri i komunës së Sarajit është Bekim Murati,, kandidat i BDI-së.

Ai në zgjedhjet e djeshme të parakohshme lokale në këtë komunë të Shkupit, sipas të dhënave fillestare nga Komisioni shtetëror zgjedhor, fitoi 6.982 vota, përkatësisht 64,1 për qind nga votuesit e dalë.

Kundërkandidati i tij, Xhevdet Fejzullahu nga PDSh fitoi 3.906 vota apo 35,8 për qind të votuesve.

Të drejtë vote në zgjedhje patën 29.230 votues, prej të cilëve 42 të zhvendosur dhe 51 të burgosur.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u mbajtën për shkak të vendit të zbrazët të kryetarit të komunës, pasi që kryetari Blerim Bexheti u bë ministër i Drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *