Home / Lajme / Maqedoni / Kthehet PDSH ikën VMRO-DPMNE

Kthehet PDSH ikën VMRO-DPMNE

1 dhjetor-Harta e Shqipërisë etnike e vizatuar me 28 nëntor nga aktivistët e Iliricum libertasit, ka qenë shkaku i përplasjes në mes këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe këshilltarëve komunal të tjerë të cilët nuk e pranuar kërkesën e këshilltarëve të VMRO-së për të votuar një pik të rendittë ditës për distancim nga hartat e këtilla dhe marrjen e masave nga komuna e tetovës për fshirjen e hartës së Shqipërisë etnike

Harta e shqipërtisë etnike e vizatuar me 28 nëntor nga aktivistët e Iliricum libertasit, ka qenë shkaku i përplasjes në mes këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe këshilltarëve komunal të tjerë të cilët nuk e pranuar kërkesën e këshilltarëve të VMRO-së për të votuar një pik të rendittë ditës për distancim nga hartat e këtilla dhe marrjen e masave nga komuna e tetovës për fshirjen e hartës së Shqipërisë etnike. Më pas, pasi që këshilltarët e PDSH-së dhe BDI-së nuk pranuan që kjo të jetë pikë e rendit të ditës ndërsa për këtë temë vetëm mund të diskutohet. Sipas tyre me vizatimin e hartës së Shqipërisë etnike nuk është shkaktuar asnjë ekces por ka organe kompetete që të marin masa për të.”Nuk e shoh të udhës që ne të veprojmë sepse ka organe kompetente që duhet të mirren me këtë çështje. Unë nuk shoh asnjë incident përkundër rasteve ku tifozët maqedonas djegin flamurin dhe thonë dhoma gazi për shqiptarë dhe shqiptarë i mirë është shqiptari i vdekur. Mendoj se nuk duhet të hyjmë në këso tema se janë të ndjeshme”, tha resi Abdurahmani, koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së. I këtij mendimi ishte edhe Durim Luma, coordinator i këshilltarëve të PDSH-së. “Unë mendoj se këto janë tema të nxehta që nxisin reagime dhe shkaktojnë tensione pa nevojë. Mund të diskutojmë për këtë pikë ose të krijohet komision, por jo edhe të veprohet. Nuk duhet të meremi me politika shtetërore”, tha Luma. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Miroslav Koçovski u bëri thirje këshilltarëve të tyre që të lëshojnë mbledhjen e këshillit dhe më pas para gazetarëve lexoi nje fjalim për aryset e lëshimit të mbledhjes së këshillit. “Vlerësoj se duhet të vendoset në rend dita, nuk duhet të jemi as për Shqipëri të madhe, as për Maqedonia e madhe, as për Sërbi të Madhe, as për Bullgari të madhe, por për Evropë të madhe, sepse kjo është rruga jonë dhe për këtë arsye pasi që sot nuk u vendos në rend dite ne e lëshojmë mbledhjen e këshillit”, tha Koçovski.Ndërsa kryetar i këshillit komunal të Tetovës Irfan Emimi thotë se pika e rendit të ditës së tyre nuk u votua nga këshilli komunal ndërsa ishte vendimi i tyre për të lëshuar këtë mbledhje . “Ne e vendosëm në rend dite kërkesën e tyre dhe e njejta nuk kaloi dhe nuk u përkrah nga shumica e këshilltarëve. Temat e këtilla nuk janë për diskutime se janë të ndjeshme”, tha Emini.Ndërkohë që gjatë ditës së sotme pas një bojkoti disa javor në mbledhjet e këshillt janë kthyer këshilltarët e PDSH-së, të cilët bojkotonin mbledhjet për shkak se nuk ishin pranuar disa pika të propozuara nga ata. “Ne jena marrë vesh që për dy apo tre séance që të kalojnë disa plane detale urbanistike. Nëse do të përkrahen pikat tona ne do të vazhdojmë pjesëmarrjen tonë në këshill, sepse bëhet fjalë për pika të rëndësishme për vetë qyetarët e tetovës” tha Durim Luma, koordinator i këshilltarëve të PDSH-së. Ndërkohë që Irfan Emini, tha se nuk ka marrëveshje, ndërsa takime kemi pasur mirëpo qëndrimi jonë është se këshilltarët e PDHS-së e kanë kuptuar se debati duhet të zhvillohet në këshill, bojkoti nuk është zgjidhje, kurse plane detale urbanistike janë miratuar edhe në seancat paraprake ndërsa këshilltarët e PDSH-së kanë qenë duke bojkotuar mbledhjet”, tha Emini. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *