Home / Sport / Kualifikohen Shalke, Tvente, Lokomotiva dhe Anderleht

Kualifikohen Shalke, Tvente, Lokomotiva dhe Anderleht

Skuadrat Shalke, Tvente, Lokomotiva Moskë dhe Anderleht, janë kualifikuar për rrethin tjetër të garave në Ligën e Evropës.Futbollistët e Shalkes të enjten mbrëma mundën prej 2:1, Steaua e Bukureshtit dhe tashmë skuadra gjermane arrin në kuotën e 11 pikëve dhe ka siguruar pozitën e parë në grupin J.

Golat për Shalken i shënuan: Papadopuls (25) dhe Raul (57), kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Rusesku (33). Në grupin K, Tvente me golin e Janko (89) ka mposhtur Fullhamin, në ndeshjen kryesore të këtij grupi. Megjithatë të dy skuadrat shkojnë tutje pasi kryesojnë tabelën me 13, respektivisht 7 pikë. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Visla Krakov që mposhti në udhëtim Odensen prej 2:1. Visla Krakov mund të sigurojë kualifikimin në xhiron e ardhshme nëse do të dështojë Fullhami. Në garat e mëtejme do të shkojnë edhe Anderleht dhe Lokomotiva e Moskës nga grupi L.
Skuadra nga Moska mundi prej 3:1 ekipin austriak Shturm Grac, ndërsa Anderlehti në udhëtim ishte më i mirë se AEK-un prej 2:1. Lokomotiva ka tubuar 12 pikë, kurse Anderlehti 15 pikë dhe të dy skuadrat vazhdojnë garat në raundin e dytë në Ligën e Evropës.
Grupi JAEK Larnaka – Makabi Haifa 2:1 Shalke – Steaua Bukuresht 2:1Tabela: Shalke 11, Makabi Haifa 6, Steaua Bukuresht 5, AEK 5Grupi K Tvente – Fullham 1:0OB Odense – Visla Krakov 1:2
Tabela: Tvente 13,
Fulham 7,
Visla Krakov 6,
Odense 3. Grupi L
Lokomotiva Moska – Shturm Grac 3:1
AEK – Anderleht 1:2
Tabela: Anderleht 15, Lokomotiva Moskë 12, Shturm Grac 3, AEK 0

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *