Home / Lajme / Maqedoni / Kujdes gjatë festave

Kujdes gjatë festave

“Të shtënat me armë, apo aktivizimi i fishekjzarreve është në kundërshtim me ligjin dhe ndaj personave të këtillë do të parashtrohen padi adekuate penale, varësisht nga rrethanat”, thuhet në një apel të policisë së Tetovës.

Tetovë, 20 dhjetor-Në këtë periudhë të vitit, në Pollog, dukshëm do të rritet dinamika e lëvizjeve, jo vetëm nëpër rrugët e rajonit, por edhe në përgjithësi, dhe kjo si rezultat I ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.

Së këndejmi, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, edhe një herë rikujton vozitësit që të resoektojnë rregullat e komunikacionit, dhe të kenë kujdes ku parkojnë veturat e tyre, që të përshtasin shpejtësinë me kushtet në rreugë dhe të mos vozisin nën ndikim të alkoolit.

Kjo edhe më shumë dedikohet pasi që paralajmërohen rreshje të dëborës.

Në këtë mënyrë, ata do të ndikojnë që të ketë më shumë siguri në komunikacion për veten e tyre por edhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, thuhet në një apel të Sektorir për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Në vigjilje të festave të fundvitit dhe ahengjeve tjera familjare, SPB-ja e Tetovës, poashtu apelon tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit, fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike, pasi që me këtë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë e prishin rendin dhe qetësinë publike, por mund të shkaktojnë edhe pasoja negative për sa i përket sigurisë së përgjithshme.

“Të shtënat me armë, apo aktivizimi i fishekjzarreve është në kundërshtim me ligjin dhe ndaj personave të këtillë do të parashtrohen padi adekuate penale, varësisht nga rrethanat”, thuhet në një apel të policisë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *