Home / Sport / Kundër Borovçaninit edhe në Beograd

Kundër Borovçaninit edhe në Beograd

“Jam i gatshëm të përballem me të edhe në Beograd, nëse dëshiron dhe atë në pranverë”, tha Seferi.

Kundër Borovçaninit edhe në Beograd
Kampioni evropian në versionin WBO, Nuri Seferi, është duke e kuruar këmbën nga operacioni që kishte javë më parë. Ai mbrojti titullin e kampionit evropian në fund të shtatorit ndaj belgut Toni Inglerest, me ndërprerje në raundin e tretë.

Ditëve të fundit është spekuluar se ai mund të ndeshet me serbin e Banjallukës, Nenad Borovçanin, i cili të shtunën mposhti për titullin e përkohshëm evropian të versionit WBO, Lars Buchholz në Novi Sad.

Një përballje e mundshme Seferi – Borovçanin, ishte përfolur edhe më herët. “Jam i gatshëm të përballem me të edhe në Beograd, nëse dëshiron dhe atë në pranverë”, tha Seferi. Seferi, 35-vjeçar, deri më tani ka 31 fitore e 6 humbje, kurse serbi 32-vjeçar deri më tani ka 29 fitore e asnjë humbje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *