Home / Lajme / Maqedoni / Kursistët në Neting program për vitin e ri

Kursistët në Neting program për vitin e ri

28 dhjetor-Fëmijët e shkollës në bashkëpunim me mësimdhënësit kishin përgatitur program të posaçëm edhe atë me poezi, këngë,dramë,recitale në gjuhën angleze.Shkas I këtij manifestimi ka qenë viti i ri, por shkaku i vërtetë i këtij oragnizimi janë fëmijët tuaj, është përgatitja dhe avancimi I tyre gjatë këtij gjysëmvjetori të cilët dëshironin që këtë ta ndajnë me prindërit

Me një program të pasur kulturo-artistik, kursistët e shkollës për gjuhë të huaja Neting, mbrëmë kanë shfaqur një program para prindërve të tyre.Me këngë dhe recital të ndryshme kursitët e vegjël kanë performuar me një program të gjatë dhe të pasur të përgatitur nga profesorët e tyre. Programi I mbrëmshëm i dedikohej festës së vitit të ri. Kremtimi I këtillë është bërë traditë në shkollën Neting.

Ky është viti i 4 me rradhë i kremtimit të të këtij lloji.

Fëmijët e shkollës në bashkëpunim me mësimdhënësit kishin përgatitur program të posaçëm edhe atë me poezi, këngë,dramë,recitale në gjuhën angleze.
Shkas I këtij manifestimi ka qenë viti i ri, por shkaku i vërtetë i këtij oragnizimi janë fëmijët tuaj, është përgatitja dhe avancimi I tyre gjatë këtij gjysëmvjetori të cilët dëshironin që këtë ta ndajnë me prindërit.Në shkollën Neting gjithashtu ofrohen kurse të specializuara për maturën shtetërore dhe për gjuhë gjermane për viza familjare.

Brenda vitit ,shkolla jep shërbime për 400 deri 500 kursistë, të cilëtn ndjekin kurset nga gjuha angleze, gjermane, frenceze, italiane, maqedonase , turke dhe gjuhe shqipe për të huajt, kurse nga informatika, ëeb dizajn, programim, matematikë etj.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *