Home / Sport / Kurtishit i skadon kontrata me Shkëndijën

Kurtishit i skadon kontrata me Shkëndijën

‘Nga e hëna kam ardhur në Austri ku jam bashkuar me familjen time. Për të ardhmen nuk mund të them asgjë, pasi duhet të ulemi dhe të bisedojmë me zyrtarët e klubit. Marëveshja paraprake që arritëm përfundoi me zhvillimin e ndeshjes me Sileksin’, tha mes tjerash sulmuesi kumanovar, Mensur Kurtishi.

Sulmuesi kumanovar Mensur Kurtishi pas ndeshjes me Sileksin nuk ka obligime ndaj Shkëndijës. Kontrata e tij me ‘kuqezinjtë’ ka skaduar me përfundimin e stinorit vjeshtor, ndërsa mbetet në pikëpyetje nëse në pranverë ai do të vazhdojë të mbajë fanellën e Shkëndijës. Të hënën Kurtishi ka udhëtuar drejt Austrisë ku jeton me familjen e tij, ndërsa nuk mundi të saktësojë asgjë për të ardhmen e tij. ‘Dje (e hënë) kam ardhur në Austri ku jam bashkuar me familjen time. Për të ardhmen nuk mund të them asgjë, pasi duhet të ulemi dhe të bisedojmë me zyrtarët e klubit. Marëveshja paraprake që arritëm përfundoi me zhvillimin e ndeshjes me Sileksin. Mund të them se kam kaluar një periudhë shumë të mirë te Shkëndija, me të cilën mbetem i kënaqur edhe pse gjërat kanë mundur të ecin edhe më mirë. Falemenderoj të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme dhe besoj se nuk i kam zhgënjyer. Për të ardhmen s’mund të flas asgjë. Ndoshta vazhdoj me Shkëndijën, ndoshta jo, asgjë nuk dihet. Njëherë do i jap vetes disa ditë pushim, ndërsa më pas në biseda me drejtuesit e Shkëndijës do të vendosim për të ardhmen’, deklaroi kumanovari Mensur Kurtishi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *