Home / Sport / L’Equipe shpall ekipin e vitit

L’Equipe shpall ekipin e vitit

Nuk ka dyshim se do të ketë plot ekipe të tilla në ditët e fundit të këtij viti kalendarik, por e përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe e nxori e para listën e saj të skuadrës më të mirë nga 2011-ta.

E përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe ka publikuar ekipin e saj më të mirë për vitin 2011. Dominon Barcelona me gjashtë futbollistë, Lionel Messi, Gerard Pique, Sergio Busquets, Xavi, Dani Alves dhe Andres Iniesta. Kurse skuadrën e kompletojnë Manuel Neuer, Cristiano Ronaldo, Marcelo, Nemanja Vidic dhe David Silva.

Nuk ka dyshim se do të ketë plot ekipe të tilla në ditët e fundit të këtij viti kalendarik, por e përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe e nxori e para listën e saj të skuadrës më të mirë nga 2011-ta.

Në të, gjatë këtij viti që nuk përfshiu Kampionat botëror e as Evropian, dominon kampioni absolut në shkallën e klubeve, Barcelona me gjashtë futbollistë. Ylli argjentinas Lionel Messi gjendet në skuadrën e vitit të L’Equipe për vitin e katërt të njëpasnjëshëm ndërsa shoqërohet nga bashkëlojtarët Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Busquets, Xavi dhe Andres Iniesta.

Skuadra më e mirë e vitit 2011 u përzgjodh nga gazetarët e L’Equipe. Gazeta prestigjioze franceze në ekipin e saj më të mirë të vitit ka përfshirë edhe portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer, qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit Nemanja Vidic, mbrojtësin e majtë të Real Madridit Marcelo, mesfushorin ofensiv të Manchester Cityt, David Silva dhe super-sulmuesin e Realit, Cristiano Ronaldo.

Skuadra ideale e pjesës së parë të sezonit nga Goal.com

Portali i njohur i futbollit goal.com ka përzgjedhur skuadrën ideale të pjesës së parë të sezonit 1022/12 nga ligat evropiane. Në të, vetëm dy skuadra kanë nga më tepër se një futbollist, Barcelona dhe Bayern Munich. Gjigantin katalan e përfaqësojnë Messi e Xavi kurse atë bavarez, portierin Neuer dhe mesfushori Toni Kroos.

Nga një futbollist e kanë Tottenham (Ledley King), Napoli (Paolo Cannavaro), Benfica (Ezequiel Garay), Juventus (Andrea Pirlo), Manchester City (David Silva), Arsenal (Robin van Persie) dhe Real Madrid (Cristiano Ronaldo). Sulmi i skuadrës ideale nga Goal.com së bashku deri më tani gjatë këtij sezoni ka realizuar 65 gola në ndeshjet e ligave shtetërore dhe Ligës së Kampionëve.

Messi dhe Ronaldo janë dy realizatorët më të mirë të La Ligas me 20 respektivisht 17 gola kurse Van Persie i prin listës së golashënuesve në Premierligë me 16 gola.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *