Home / Lajme / Rajon / Libri i fluturave’ – krenaria prë arritjen e paqes me drejtësi

Libri i fluturave’ – krenaria prë arritjen e paqes me drejtësi

24 dhjetor-“Njëra është se krenohem me atë pjesë të involvimit tim në luftë, sepse njeriu krenohet kur e mbërrin paqen, e posaçërisht kur e mbërrin paqen me drejtësi. Kjo pjesë e krenarisë natyrisht nuk do të ishte e mundshme, pa bujarin e madhe dhe zemërgjerësinë dhe pa vizionin politik kombëtar të Arbën Xhaferit dhe Ali Ahmetit, që në momente dramatike arritën që të ruajnë unitetin shqiptar”, ka thënë Surroi

Dhjetë vjet pas zhvillimeve dramatike në Maqedoni, publicisti kosovar Veton Surroi ka vendosur të nxjerrë në letër përvojat e tij, teksa është gjendur në vatrën e konfliktit të vitit 2001. “Libri i fluturave” mban titullin rrëfimi prej 23 pjesësh i Surroit, që është përthekuar në 259 faqe. Promovimi i tij, është bërë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve vjetore për gazetari e letërsi, “Rexhai Surroi”.

Siç shkruan edhe në hyrje të librit, për ta shkruar atë, është nxitur nga insistimi i butë i motrës së tij, Flakës. E në promovim, ka thënë se librin e ka shkruar edhe për dy arsye tjera.

“Njëra është se krenohem me atë pjesë të involvimit tim në luftë, sepse njeriu krenohet kur e mbërrin paqen, e posaçërisht kur e mbërrin paqen me drejtësi. Kjo pjesë e krenarisë natyrisht nuk do të ishte e mundshme, pa bujarin e madhe dhe zemërgjerësinë dhe pa vizionin politik kombëtar të Arbën Xhaferit dhe Ali Ahmetit, që në momente dramatike arritën që të ruajnë unitetin shqiptar”, ka thënë Surroi.

Motivi i dytë, siç ka thënë, është që t’i kthehet profesionit primar të tij – shkrimit. Qysh tash ka premtuar se vitin tjetër do të sjellë një tjetër rrëfim.
“Libri është shkruar me insistim të motrës sime, Flakës, e cila më ka thënë me një ton të butë, se duhet të lija mbrapa ato që kam përjetuar. Dhe ky libër duhet të lexohet si i tillë”, ka thënë Surroi.

Drejtoresha menaxhuese e Grupit Koha, ka thënë se nuk do ta fsheh se për të, ky ka qenë libër i pritur prej kohësh.

“Doli mu ashtu siç e kisha parafytyruar – një kronikë e një pjese të historisë, shkruar prej njërit protagonist të saj, me një narrativë mahnitëse. Vetoni, shkrimtari, na i solli fluturat e paketuara në një libër të shkëlqyer”, ka thënë ajo. E publicisti Surroi, titullin “Libri i fluturave”, ua ka lënë ta zbërthejnë vetë lexuesit.

“Librit ja vura këtë titull, në mënyrë që ta identifikoj në kompjuter, atëherë kur fillova ta shkruaj, dhe kështu vazhdoi dhe mbeti deri në fund”, ka thënë Surroi.

Ndër të parët që e ka lexuar, analisti Enver Robelli, që njëherësh është redaktor i librit, ka thënë se Veton Surroi sjell përmes kësaj vepre një kronikë të klasit të parë mbi një konflikt në një zonë periferike të Evropës.

“Surroi sjellë para lexuesve një rrëfim me cilësi letrare, ku gërshetohen fakte, mentalitete, ideologji dhe anekdota pikante. Mbi të gjitha në këtë libër e takojmë dhe ritakojmë një autor që nuk fluturon pas emocioneve, por mbetet realist”, ka thënë Robelli. “Kur në vitet 90-të një lider i shqiptarëve të Maqedonisë e kishte pyetur Surroin se si i dukej koncepti i ‘Republikës së Iliridës’, Surroi ishte përgjigjur: Emri po tingëllon si i një ëmbëltoreje. Në vitin 2001, Surroi ishte përqendruar në një moment tjetër, në momentin që sjell paqen në jetët e njerëzve”, ka përfunduar ai, shkruan sot “Koha Ditore” .

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *