Home / Sport / Lojtarët që mund të transferohen te Reali gjatë Janarit

Lojtarët që mund të transferohen te Reali gjatë Janarit

Disa ditë pa filluar afati kalimtar i Janarit shumë emra janë përmendur rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi, mirëpo LajmeSport.com sjell disa lojtarë që mund të kalojnë në Santiago Bernabeu gjatë këtij Janari.

1- Neymar
Braziliani ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi me muaj të tërë por ky transferim ende nuk ka arritur të bëhet me sukses.
Lojtari ka aftësi të driblimit fantastike, dhe është një finalizues perfekt.
Për këtë arsye ai është kërkuar shumë nga Real Madridi ndërsa një ofertë e lartë e Mbretërve në drejtim të tij mund të bënte që në pjesën e mbetur të këtij sezoni ai të jetë duke bartur fanellën me ngjyrë të bardhë.

2- Eden Hazard
Anësoi belg ishte impresionues sezonin e fundit dhe vazhdon të jetë kështu me klubin e tij, Lille.
Një ofertë e Realit prej 40 milionë euro që kërkohet nga Lille për këtë lojtar, mund të bënte që ai të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë këtij Janari.

3- Mario Gotze
Fantastiku i Borussia Dortmundit, Mario Gotze është duke u monitoruar nga Jose Mourinho për një kohë të gjatë.
Edhe pse Arsenali është favorit për shërbimet e tij, Los Blancos nuk i shtrijnë dorën asnjërit sa i përket lojtarëve të rinjë dhe transferimit të tyre.

4- Yann M’Vila
Lojtari i Rennes është bërë njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin francez dhe për këtë arsye ai ka tërhekur vëmendjen e shumë top-skuadrave Europiane.
Ndër ta është Reali dhe konsiderohet si favoriti kryesor për shërbimet e fantastikut, francez.
Ai mund të ishte zëvendësues perfekt i Xabi Alonsos në vitet e ardhshme.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *