Home / Sport / Manchester City pas 82 vjetësh pret Krishtlindjet si kryesuese

Manchester City pas 82 vjetësh pret Krishtlindjet si kryesuese

Thyhet rekordi negativ thuajse shekullor. Në rast se City të mërkurën mposht skuadrën Stoke City, atëherë do të jetë në krye të renditjes për Krishtlindje për herë të parë prej vitit 1929.

Goli i spanjollit David Silva në sfidën me Arsenal riktheu Manchester Cityn në krye të klasifikimit në Premier League. Dhe, trajneri Roberto Mancini insiston se ekipi i tij do të qëndrojë në vendin e parë jo vetëm për Krishtlindje, por deri në fund të këtij edicioni, kur edhe pretendon të fitojë titullin e kampionit. Rivali i Cityt, Manchester Unitedi, qëndroi për vetëm katër orë në krye të Premier League, pasi më herët kishte mposhtur ekipin e QPR-së. Mirëpo, mesfushori Silva shënoi golin e vetëm në fitoren e Cityt ndaj Arsenalit, të dielën, për të konfirmuar lidershipin në renditje.

“Nuk duam të largohemi nga vendi i parë. E kemi parasysh që edicioni është i gjatë, por ne do të qëndrojmë aty deri në fund. Manchester UTD ishte në krye të tabelës vetëm pse luajti para nesh dhe kjo ishte arsyeja e vetme, të cilën edhe e pranoj”, tha Mancini. “E di se Manchester United është ekip shumë i fortë dhe i pamposhtur, por ata nuk mund të fitojnë titullin e kampionit. Jemi të gatshëm t’u tregojmë të gjithëve se kush është City këtë edicion”.

Në rast se City të mërkurën mposht skuadrën Stoke City, atëherë do të jetë në krye të renditjes për Krishtlindje për herë të parë prej vitit 1929. Gjithsesi, Mancini garanton se ekipi i tij nuk do të ketë probleme për të mbajtur vendin e parë në klasifikim edhe pas duelit me Stoke Cityn.
“Dua të gjithëve t’ua bëj me dije një gjë. Nuk është problem viti 1929, City nuk do të jetë në krye të tabelës vetëm për Krishtlindje, por do të jetë lider deri në fund të edicionit dhe do të rrëmbejë titullin e kampionit”, u shpreh Mancini. “Duam ta mposhtim Stoken në ndeshjen e ardhshme dhe këtë do ta bëjmë, u garantoj të gjithëve. Stoke për momentin është si Arsenali. Ka fituar katër ndeshje rresht dhe në të pestën do të pësojë humbje”.

Skuadra e Manchester Cityt aktualisht mban vendin e parë në Premier League me 41 pikë, kurse Manchester Unitedi ka dy pikë më pak. Në vendin e tretë renditet Tottenhami me 34 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *