Home / Sport / Manchester United shkatërron Wiganin, barazon City, Chelsea dhe Liverpool

Manchester United shkatërron Wiganin, barazon City, Chelsea dhe Liverpool

Mançester Junajted më këtë fitore arrin në kuotën e 45 pikëve, aq sa ka edhe lideri i tabelës, Mançester Siti, kjo e fundit nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Vest Bromviç (0:0).

Kampioni në fuqi, Mançester Junajted, ka vazhduar më performancën e mirë në garat e Premier Ligës angleze. “Djajtë e kuq”, kanë demoluar Viganin duke e mposhtur bindshëm prej 5:0, të hënën në kuadër të xhiros se 18-të. Dimitar Berbatov ka qenë lojtari kryesor në fitoren e skuadrës së Aleks Fergusonit, pasi ka shënuar tregolësh (42, 58, 78), kurse nga një gol shënuan Sung (8) dhe Valencia (75).

Mançester Junajted më këtë fitore arrin në kuotën e 45 pikëve, aq sa ka edhe lideri i tabelës, Mançester Siti, kjo e fundit nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Vest Bromviç (0:0).

Edhe Liverpuli është dashur të kënaqet vetëm më një pikë kundër Blekburnit duke luajtur baraz 1:1. Golat u shënuan nga C.Adams(o.g) për Blekburnin, ndërsa barazoi Maxi Rodriges nw minutën e 53. Skuadra e Newcastle ka fituar si mysafirë ndaj Boltonit me rezultatin 0-2, me golat e Ben Arfa 69′ dhe Ba 71′. Sunderland dhe Everton u ndan me barazim 1-1. Për vendasit shënoi Colback 26′, ndërsa për ekipin mysafir shënoi Baines me anë të penalltisë në minutën e 51.

Çelsi nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë ndaj Fulhamit. Ata kanë luajtur baraz 1:1. “Blutë” e Londrës në këtë takim kanë dominuar në terren, të cilët më shumë e kontrolluan lojën, por nuk ia dolën që të arkëtojnë pikët e plota. Ishte sulmuesi Mata (47), që solli në epërsi londinezët, kurse dhjetë minuta më vonë Dempsei barazoi shifrat në 1:1. Çelsi më këtë barazim zë vendin e katërt më 34 pikë, kurse Fulham renditet në pozitën e 13-të më 19 pikë.

Premier Liga / Xhiroja e 18-të
Çelsi – Fulham 1:1
Bolton – Njukastel 0:2
Liverpul – Blekburn 1:1
Mançester Junajted – Vigan 5:0
Sunderland – Everton 1:1
Vest Bromviç – Mançester Siti 0:0

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *