Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia do të marrë 36,9 milionë euro të pakthyeshme nga KE-ja për zbatimin e reformave

Maqedonia do të marrë 36,9 milionë euro të pakthyeshme nga KE-ja për zbatimin e reformave

1 dhjetor-“Jemi këtu që t’ju ndihmojmë në rrugën për plotësimin e kushteve politike për hyrje në Bashkimin Evropian. Një pjesë e madhe e mjeteve do të shfrytëzohen për mbështetje të gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit, kontrollit të kufijve,… Do t’ju japim përkraje që të hyni në projektet që janë të ndërlidhura me shkëmbim të diturive, të cilat do të ndihmojnë që qytetarët të integrohen në BE”, tha Kas Granje.

Maqedonia nga Komisioni Evropain do të marrë 36,9 milionë euro mjete të pakthyeshme për zgjidhjen e shumë çështjeve nga të gjitha sferat e reformave të domosdoshme për afrimin deri te Bashkimi Evropian.

Këtë e mundëson Marrëveshja për financim e Programit kombëtar për ndihmën komponente në tranzicion dhe sendërtim institucional në korniza të Instrumentit për ndihmë paraqasëse – IPA për vitin 2010 që sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e nënskroi zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi dhe drejtoresha në Drejtorinë për zgjerim të Komisionit Evropian, Aleksandra Kas Granje.

“Me aktin e sotëm konfirmojmë se Republika e Maqedonisë ka kapacitet të plotë t’i mobilizojë mjetet nga fondet paraqasëse dhe t’i bëjë të kapshme për shtrirjen e gjerë të institucione dhe shfrytëzues”, tha zëvendëskryeministrja Arifi pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Mjetet, theksoi në radhë të parë do të shpenzohen për refromat në gjyqësi, revitalizim të objektit nga trashëgimia kulturore, mbështetje të shoqërisë qytetare dhe të bazarisë, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të shërbimeve publike,…

Duke iu falenderuar, siç tha, miqve tanë nga Komisionit Evropian, Arifi tha se edhe në të ardhmen konsideron në mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.

Drejtoresha Kas Granje theksoi se Marrëveshja financiare korrespondon me Programin e IPA për vitin 2010 – Komponenta 1, e cila është e ndërlidhur kryesisht me ndihmë teknike dhe ndërtim të institucioneve që të ndihmohet në plotësimin e kritereve për inkuadrim në BE.

“Jemi këtu që t’ju ndihmojmë në rrugën për plotësimin e kushteve politike për hyrje në Bashkimin Evropian. Një pjesë e madhe e mjeteve do të shfrytëzohen për mbështetje të gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit, kontrollit të kufijve,… Do t’ju japim përkraje që të hyni në projektet që janë të ndërlidhura me shkëmbim të diturive, të cilat do të ndihmojnë që qytetarët të integrohen në BE”, tha Kas Granje.

Ajo iu falenderua zëvendëskryeministres Arifi dhe të gjithë ekspertëve që ishin pjesë e programit dhe theksoi se detyra e vështirë tani vjen, e ajo është implementimi i programit.

“Implementimi duhet të bëhet me regjim decetralizues që do të thotë se ju si vend do të menaxhoni me atë fonde. Të gjitha mjetet duhet të shfrytëzohen në mënyrë përkatëse”, theksoi Kas Granje

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *