Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia jashta agjendës në Samitin e BE-së

Maqedonia jashta agjendës në Samitin e BE-së

9 dhjetor-Në një nga konkluzat që pritet të miratohen sot pasdite nga liderët e shteteve të BE-së, për Maqedoninë theksohet se gjatë presidencës së ardhshme me BE-në do të vendoset lidhur me proceset e ardhshme evrointegruese të këtij vendi.

Maqedonia nuk është paraparë të jetë në agjendën prioritare të BE-së në kuadër të Samitit vjetor që po mbahet sot në Bruksel.Në një nga konkluzat që pritet të miratohen sot pasdite nga liderët e shteteve të BE-së, për Maqedoninë theksohet se gjatë presidencës së ardhshme me BE-në do të vendoset lidhur me proceset e ardhshme evrointegruese të këtij vendi. Kjo konkluzë ishte miratuar edhe në fillim të kësaj jave në takimin e 27 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ku është nënvizuar se vendimi për fillimin e negociata për anëtarësim të Maqedonisë do të shqyrtohet gjatë presidencës së ardhshme.Por, BE pritet të inkurajoj dhe përshëndes Shkupin për arritjen e përparimeve në fushën e reformave kyçe dhe plotësimin e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim-Asocil, përmirësimin e procesit të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, etj.BE vlerëson se Maqedonia duhet të bëjë përpjekje plotësuese me qëllim të promovimin dhe mbrojtjes së të drejtave fondamentale, sidomos në lëmine e shprehjes së lirë të mediave, gjyqësor, reformat në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Këto sipas konkluzave të BE-së, janë sfidat kryesore për vendin”.Këshilli i ministrave të BE në fillim të kësaj jave gjithashtu ka vlerësuar se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet element kyç për demokracinë dhe për të drejtën në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *