Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia jashtë prioriteteve të Samitit të BE

Maqedonia jashtë prioriteteve të Samitit të BE

6 dhjetor-Këshilli i ministrave më tej thekson se marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke përfshirë këtu edhe gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të ndërsjellë së çështjes për emrin nën patronazhin e KB-së, është me rëndësi thelbësore.

Këshilli ministror për punë të përgjithshme dhe të jashtme në takimin e mbrëmshëm në Bruksel konkludoi që vendimin për fillim të negociatave inkuadruese me Republikën e Maqedonisë ta shqyrtojë gjatë kryesimit të ardhshëm (danez) me BE-në.

Këshilli i ministrave më tej thekson se marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke përfshirë këtu edhe gjetjen e zgjidhjes së përbashkët të ndërsjellë së çështjes për emrin nën patronazhin e KB-së, është me rëndësi thelbësore.

Në konkludimet e këshillit ministror të miratuara mbrëmë vonë, janë marrë parasysh vlerësimet e Komisionit Evropian të cilat vendi “mjaft i përmbush kriteret dhe porositë edhe rekomandon fillim të negociatave inkuadruese”.

Këshilli, siç theksohet në konkludimet, me padurim pret dialog në nivel të lartë midis Maqedonisë dhe Greqisë që sa më shpejtë të sjellë rezultate.

Konkludimet e Këshillit ministror do të gjenden në Samitin e BE-së të premten në Bruksel

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *