Home / Lajme / Rajon / Maribori dhe Gimaraishi kryeqendra të kulturës evropiane në vitin 2011

Maribori dhe Gimaraishi kryeqendra të kulturës evropiane në vitin 2011

28 dhjetor-Gimaraish shpesh quhet djepi i kombit, sepse është i rëndësishëm për formimin e Portugalisë dhe si vend i lindjes së mbretit portugez Afonso i Parë. Qendra historike daton nga shekulli 9/10 dhe është i mbrojtur nga UNESKO në vitin 2001

Maribori në Slloveni dhe qyteti portugez Gimaraish do ta ndajnë titullin “Kryeqendra evropiane e kulturës” në vitin 2012. Kontinentit të vjetor ata do të ofrojnë program kosmopolit, i cili do të hapet me hyrjen në vitin e ri dhe me një varg përmbajtjesh do të përfundojë në fund të vitit 2012.

Gimaraish shpesh quhet djepi i kombit, sepse është i rëndësishëm për formimin e Portugalisë dhe si vend i lindjes së mbretit portugez Afonso i Parë. Qendra historike daton nga shekulli 9/10 dhe është i mbrojtur nga UNESKO në vitin 2001.

Maribori është qendër e zhvilluar kulturore dhe arsimore, qytet i dytë sipas madhësisë në Slloveni dhe i pari nga hapësira e ish Jugosllavisë që e mban titullin kryeqendër e kulturës në Evropë.

Gimaraishi dhe Maribori e marrin titullin nga qytetet portuale Talin dhe Turkun finlandez të cilat në vitin 2011 e festuan trashëgiminë kulturore evropiane.

Çdo vit Komisioni Evropian cakton nikoqir nderi të këtij projekti. Tradita ka filluar në vitin 1985, kur atë titull e kishte Athina.

Për zgjedhjen vendos komisioni i pavarur ndërkombëtar në Bruksel, ndërsa vendimi merret katër vjet para. Atë e shqyrton edhe Parlamenti Evropian, ndërsa e voton Këshilli i BE-së. Nga viti 2007 zgjidhen qytet nga dy vende evropiane. Në vitin 2013 kryeqendra të kulturës evropiane do të jenë Marseji (Francë) dhe Koshice (Sllovaki), në vitin 2014 – qyteti suedez Umea dhe kryeqyteti i Letonisë – Riga

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *