Home / Lajme / Maqedoni / MASH paralajmëroi standarde higjienike dhe rinovim në tualetet e shkollave

MASH paralajmëroi standarde higjienike dhe rinovim në tualetet e shkollave

19 dhjetor-MASH muajin e ardhshëm do të zbatojë hulumtim të thuktë dhe anketë për gjendjen dhe nevojat e çdo shkolle, më pas do të përgatisë standarde dhe sistem të ri për higjienë në shkollat. Për këtë qëllim do të bashkëpunojë me inspektoratin për shëndetësi dhe inspektim sanitar. Shkollat të cilat do t’i vendosin normat më të larta do të shpërblehen nga MASH-i.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi projekt për vendosjen e standardeve më të larta për pastërti në tualetet në shkollat fillore dhe të mesme. Do ta përfshijë rinovimin dhe adaptimin e tyre të plotë, ndërrimin e nyjave sanitare dhe pajisjen me mjete higjienike.

“Qëllimi final i projektit është që në çdo tualet në të ardhmen të vendosen standardet më të larta për higjienë, që do të nënkuptojë të ketë sapun të lëngët, aparat dhe letër tualeti, shporta për mbeturina, sensorë, evidencë, numri i frekuentimit të fëmijëve të cilët e vizitojnë tualetin etj… dhe pajisje shtesë për personat të cilët brengosen për higjienën në shkollat”, tha ministri Pançe Kralev në konferencë për shtyp.

MASH muajin e ardhshëm do të zbatojë hulumtim të thuktë dhe anketë për gjendjen dhe nevojat e çdo shkolle, më pas do të përgatisë standarde dhe sistem të ri për higjienë në shkollat. Për këtë qëllim do të bashkëpunojë me inspektoratin për shëndetësi dhe inspektim sanitar. Shkollat të cilat do t’i vendosin normat më të larta do të shpërblehen nga MASH-i.

Në fillim projekti do të financohet me një pjesë të 40-të milion eurove hua nga Këshilli i Evropës të dedikuara për rikonstruimin e shkollave, të cilat duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit të ardhshëm. Më pas në financimin e projektit do të kyçen edhe komunat dhe institucionet – miq të kësaj nisme.

Prioritet i MASH-it vitin e ardhshëm do të jenë edhe mensat shkollore dhe vendosja e rekomandimeve dhe rregullave për ushqim kualitativ dhe të llojllojshëm të nxënësve, shujtave me përfaqësim të vitaminave të nevojshme, kalorive…, ndërsa e a.q. policia prindërore do ta kontrollojë kualitetin e ushqimit të cilin e prodhojnë dhe dorëzojnë kompanitë.

Në të ardhmen më të largët, tha Kralev, do të ketë edhe standardizim të ndriçimit, efikasitetit akustik dhe energjetik në klasat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *