Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllen 10 bastore në Tetovë

Mbyllen 10 bastore në Tetovë

15 dhjetor-Ekipet mobile të DAP në kuadër të këtij operacioni në rajonin e Tetovës kanë dënuar me nga 1500 euro edhe tre restorante, për shkak të mosdhënies së fletëpagesave fiskale dhe parregullsive të tjera.

Në Tetovë mbrëmë janë mbyllur dhjetë bastore, pas kontrolleve të kryera nga Drejtoria e të Ardhura Publike (DAP) dhe Ministria e Brendshme. Sipas njoftimit të DAP, bastoret po punonin pa licenca pune dhe në mënyrë të paligjshme po organizonin bastet me lojërat e ashtuquajtura “luftë me qentë”.

Ekipet mobile të DAP në kuadër të këtij operacioni në rajonin e Tetovës kanë dënuar me nga 1500 euro edhe tre restorante, për shkak të mosdhënies së fletëpagesave fiskale dhe parregullsive të tjera.

Sipas DAP dhe ligjit aktual për funksionimin e bastoreve, lojrat e ashtuquajtura “gara me kuaj” dhe “luftërat me qen” nuk janë të lejuara në Maqedoni. Sipas kësaj drejtorie, këto gara të ndaluara kryesisht janë të pranishme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ashtu që siç bëhet e ditur kontrollohet do të vijojnë. MPB në të gjitha rastet do të ndërmarrë masa penale ndaj shkelësve të ligjit në këtë lëmi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *