Home / Lajme / Maqedoni / Me agjent të fshehur dhe përmes sistemit kompjuterik janë zbuluar inkasatorët të cilët kanë përvetësuar para nga pikat pagesore

Me agjent të fshehur dhe përmes sistemit kompjuterik janë zbuluar inkasatorët të cilët kanë përvetësuar para nga pikat pagesore

2 dhjetor-Sipas tij, në aksion janë arrestuar katër falsifikatorë të llogarive fiskale, dy udhëheqës të cilët kanë pasur për detyrë të formojnë listën e inkasatorëve dhe për sistemimin në pikat pagesore më të frekuentuara dhe për mbrojtjen nga kontrolli, të cilët kanë paguar nga 300 deri 500 euro në muaj.

Në 137 faqe pa materialin dëshmues është shkruar padia penale për anëtarët e grupit kriminel i cili në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar para me llogari të falsifikuara fiskale nga pagesa në pikat pagesore në Korridorin 10, ndërsa është zbuluar në vazhdimin e aksionit policor “Syri i gjarprit”.

Grupi i organizuar kriminel prej 92 personave, prej të cilëve 88 inkasatorë, ndërsa udhëheqësit e tjerë ose zëvendësit e tyre, në sektorin për pagesë të NP “Rrugët e Maqedonisë”, në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar para me llogari të falsifikuara fiskale nga pagesa në pikat pagesore Tabanoc-Gjevgjeli, me çka e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për rreth dy milionë euro. Në mesin e të arrestuarve ka edhe persona të dyshuar për të njëjtën vepër në aksionin e parë “Syri i gjarprit”.

Drejtori i byrosë për siguri publike Lupço Todorovski njoftoi se në aksionin i cili zgjati një vit e gjysmë janë përdorur më shumë masa hetuese për zbulimin e grupit kriminel.

Ai tha se policia ka hyrë në sistemin kompjuterik përmes së cilit e kanë parë mënyrën e përpunimit të të gjitha faturave të falsifikuara, i kanë ndjekur dhe i kanë vëzhguar në mënyrë të fshehtë, ndërsa ka pasur edhe agjent të fshehur. Njoftoi se në çdo pikë pagesore është vendosur senzor i cili e përcakton numrin e automjeteve të kaluara dhe se ka edhe regjistër për atë se sa llogari janë dhënë. Dallimi, nënvizoi, tregon sa para janë mbuluar me llogaritë e falsifikuara fiskale.

Sipas tij, në aksion janë arrestuar katër falsifikatorë të llogarive fiskale, dy udhëheqës të cilët kanë pasur për detyrë të formojnë listën e inkasatorëve dhe për sistemimin në pikat pagesore më të frekuentuara dhe për mbrojtjen nga kontrolli, të cilët kanë paguar nga 300 deri 500 euro në muaj.

Janë arrestuar edhe tetë ndërmjetësues për grumbullimin e parave, ndërsa të tjerët janë inkasatorë të cilët i kanë lëshuar në qarkullim llogaritë e falsifikuara fiskale. Ndërmjetësuesi falsifikator i cili i ka mbajtur llogaritë fiskale ka paguar 1.000 deri 1.500 denarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *