Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi: ‘Qeveria është nacionaliste dhe naziste’

Menduh Thaçi: ‘Qeveria është nacionaliste dhe naziste’

29 dhjetor-Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, gjithashtu e ka cilësuar si hipokrizi të radhës të Ali Ahmetit formimin e këshillit për festën e 100 vjetorit të ditës së pavarësisë, ndërsa rektorin e UEJL-së Zamir Dikën e ka quajtur hipokrit, që ka marrë pjesë në këtë takim.

‘Qeveria është nacionaliste dhe naziste’, me këto fjalë lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi e ka bërë bilancin politik të vitit 2011. Madje Thaçi ka deklaruar se qëndrimi i shqiptarëve rreth kontestit të emrit, është pro-grek. Vitin që po e lëmë pas, Thaçi e cilësoi si vit të ngecur, me çka është shprehur se po të mos intervenonin ndërkombëtarët, kjo qeveri do ta çonte pas Maqedoninë.
“Unë mendoj që është koha e fundit që shqiptarët hapur ta thonë qëndrimin e vetë që është pro qëndrimit të Greqisë. Lufta e Gruevskit dhe maqedonasve për ta ruajtur emrin maqedonas dhe për ta lidhur trashëgiminë e territorit me identitetin kombëtarë është anti shqiptar jo anti grek. Nacionalizmi dhe nacizmi I kësaj qeverie është realisht antishqiptarë jo antigrek. Besoj që është koha e fundit që ne të themi si shqiptar se ky shtet është edhe I shqiptarëve dhe neve definitivisht na konvenon rruga e ndryshimit të emrit dhe të gjithë shqiptarët të identifikohen me emrin e ri të këtij shteti”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar I PDSH-së.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, gjithashtu e ka cilësuar si hipokrizi të radhës të Ali Ahmetit formimin e këshillit për festën e 100 vjetorit të ditës së pavarësisë, ndërsa rektorin e UEJL-së Zamir Dikën e ka quajtur hipokrit, që ka marrë pjesë në këtë takim.
“Ky këshill ishte një lukuni e vjetër e Ali Ahmetit, një hipokrizi e vjetër me një hipokrit të ri Zamir Dikën rektorin e UEJL-së që bën pjesë në këtë lukoni. E para, unë njoh vetëm një këshill për organizimin e njëqind vjetorit të pavarësisë dhe flamurit është këshilli I qeverisë shqiptare ku kryetar është Edmond Haxhinasto”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar I PDSH-së
Njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar Thaçi, ka paralajmëruar që kjo qeveri së shpejti do të bjerë, por se është çështje kohe se kur do të ndodh një gjë e tillë.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *