Home / Sport / Merkato, Malaga per Torres, Liverpool per Ozil dhe Man.UTD kerkon Shaqirin

Merkato, Malaga per Torres, Liverpool per Ozil dhe Man.UTD kerkon Shaqirin

Sulmuesi spanjoll ka mundesi qe te rikthehet serish ne vendin e tij, ndersa ne Angli skuadrat kerkojne qe te perforcohen me lojtare mesfushore.

Merkato ka hyre ne zhvillime teper interesante, teksa priten goditje te medha. Ne Angli duket se nuk kane me besim tek Fernado Torres qe mund et rikthehet serish ne kampionatin spanjoll, ndersa skuadrat angleze Liverpool dhe Manchester United po mendojne per repartin e mesfushes, ku te kuqte kane nje objektiv te madh, Mesut Ozil. Ndersa “djajte e kuq” te Ferguson duan Xherdan Shaqirin.

Man.UTD ofron 12 mln euro per Shaqirin
Manchester United eshte duke e kerkuar mesfushorin sulmues shqiptar te FC Basel Xherdan Shaqiri. E perditshmja britanike “Daily Star” raporton se United i kane ofruar agjenti te tij Ulisse Savini rreth 10 milione paund per t’u transferuar ne radhet e kampionit te Premier League. Shaqiri, 20 vjec, krahasohet me yllin e Barcelones, Lionel Messin pas nje varg lojerash mbreselenese per Baselin dhe Zvicren.
Liverpool ka ndjekur hapa pas hapi Shaqirin qe nga koha kur ishte trajner i ekipit, Roy Hodgson por, edhe drejtor sportiv i klubit nga “The Anfield Road” Damien Comolli e ka shikuar disa here ate. Fergie eshte e sigurt se do ta sjelle shqiptarin ne “Old Trafford” dhe mund ti ofroje nje page me te mire, por Shaqiri tani per tani eshte i perqendruar ta ndihmoje ekipin e tij ne fazat eliminuese Champions League.

Malaga 25 milione paund per Torres
Klubi spanjoll Malaga, enderron sulmuesin e Chelseat spanjollin Fernando Torres. Sipas mediave angleze, klubi spanjoll do t’i ofroje rreth 25 milione paund klubit londinez per te rikthyer ne atdhe spanjollin. Dhe ky kalim mund te realizohet pasi edhe vete trajneri i Chelsea, Andres Vila-Boas duket se e ka humbur besimin tek sulmuesi. Me kalimin e tij nga Liverpool tek Chelsea, shume eksperte te futbollit kane menduar se sulmuesi spanjoll tani do ta gjeje veten dhe do te kthehet ne forme si ne ditet e arta te tij gjate kohes sa ishte ne Atletico Madrid dhe ne fillim tek klubi nga “The Anfield Road”. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur pas dy sezonesh ne “Stamford Bridge”.

Liverpooli interesim per Ozil
Zyrtaret e klubit te Liverpool po vezhgojne mesfushorin e Real Madridit Mesut Ozil. ′People′ shkruan se Liverpool do te monitorojne situaten e Ozil tek Real Madrid, pasi Jose Mourinho i dha nje ultimatum mesfushorit. Agjenti i lojtarit i kishte thene atij se ai do te largohet nga ekipi veren e ardhshme nese nuk ka nje permiresim te dukshem. Mourinho ishte i qarte, pas fundjaves se kaluar ne humbjen 3-1 nga Barcelona ne “El Classico” se ai pret me shume nga Ozil. Trajneri i Liverpoolit do te mbaje syte nga Madridi dhe ne qofte se marrin sinjale se Reali eshte i gatshem per ta shitur, atehere “the Reds” do te propozojne nje marreveshje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *