Home / Sport / Messi më i miri i Argjentinës, mund Higuain dhe Agueron

Messi më i miri i Argjentinës, mund Higuain dhe Agueron

Mesi arriti të fitojë në konkurrencë të ngushtë me Gonzalo Higuainin dhe Serxho Agueron, në anketën e realizuar me gazetarët sportivë të Argjentinës.

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, është shpallur sportisti më i mirë në Argjentinë për herë të parë në karrierën e tij.
Mesi arriti të fitojë në konkurrencë të ngushtë me Gonzalo Higuainin dhe Serxho Agueron, në anketën e realizuar me gazetarët sportivë të Argjentinës.
Mesi e meritoi këtë trofe, duke pasur parasysh që pati një vit të shkëlqyeshëm, në të cilin fitoi madje pesë trofe me klubin e tij.
I vetmi trofe që mbeti pa fituar në këtë vit ishte Kupa e Mbretit të Spanjës, të cilin e fitoi Real Madridi.
Në 70 ndeshje të luajtura brenda këtij viti, argjentinasi ka shënuar madje 59 gola, prej të cilave ‘vetëm’ katër i ka shënuar për kombëtaren.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *