Home / Sport / Messi, më i vlefshmi

Messi, më i vlefshmi

Lionel Messi është lojtari më i vlefshëm në botë. Shoqëria e marketingut nga Brazili, ‘Pluri Consultoria’, yllin e Barcelonës e ka vlerësuar 100 milionë euro. Prapa argjentinasit gjendet portugezi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 10 milionë më pak. Në këtë listë të veçantë, Barcelona ka më së shumti ‘përfaqësueses’.

Sfida ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit vazhdon të shtrihet në të gjitha sferat. Në njërën ose mënyrën tjetër, nëse flitet për futbollin, pa i përmendur këto dy skuadra është e pamundur. Janë dy skuadrat më të trofeshme të Spanjës dhe momentalisht ndoshta dy ekipet më të mira në botë.

Yjet që i posedojnë këto dy skuadra ndoshta nuk i ka asnjë tjetër. Edhe vlera e tyre është aq e madhe, sa mund t’i kapë miliardat. Për këtë është e bindur edhe shoqëria e marketingut nga Brazili, ‘Pluri Consultoria’, e cila është marrë me vlerën e futbollistëve.

Sipas saj, janë pikërisht lojtarët e këtyre dy klubeve më të vlefshmit në botë. Në piedestal gjendet ylli argjentinas Lionel Messi, 24 vjeç, i cili vlerësohet 100 milionë euro. Kurse rivali i tij, Cristiano Ronaldo, duhet të kënaqet me pozitën e dytë. Ylli portugez i Real Madridit është vlerësuar 90 milionë euro.

Për ta dekretuar vlerën e secilit futbollist janë marrë në konsideratë parametra të ndryshëm, për të qenë më të saktë: mosha, cilësitë teknike, disiplina taktike, rregullsia, vizioni i lojës, kontributi në skuadër, pozicionimi në fushë, prezenca në Kombëtare, kondicioni fizik, titujt e fituar dhe në fund aftësia për të krijuar vlera në drejtim të marketingut.

Nëse e shikojmë më detajisht, Barcelona e fiton këtë duel të veçantë me Real Madridin, duke e pasur parasysh se në top 10 gjenden shumë kampionë të drejtuar nga Pep Guardiola.

Pas Messit e Ronaldos, në pozitën e tretë e gjejmë mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniestan (65 milionë). Pozitën e katërt dhe të pestë e ndajnë Cesc Fabregas nga Barcelona dhe Wayne Rooney nga Manchester United, që vlerësohen nga 55 milionë euro.

Talenti i Santosit, Neymar vlerësohet 50 milionë euro, derisa prapa tij gjendet sulmuesi i Barcelonës, David Villa dhe shoku i tij i skuadrës, por nga reparti i mesfushës, Xavi Hernandez, që vlejnë nga 45 milionë.

Sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres dhe ai i Anzhit, Samuel Eto’o e mbyllin dhjetëshen e futbollistëve më të vlefshëm në botë. Ata vlejnë nga 42 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *