Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ademi në debat publik për Propozim strategjinë për ujërat

Ministri Ademi në debat publik për Propozim strategjinë për ujërat

7 dhjetor-“Qeveria disa vite financon projekt me të cilin duhet të ndërtohet sistem i ujit për pije në qytet. Megjithatë hulumtimet tregojnë se në Tetovë ka humbje të mëdha të ujit për shkak vjetërsimit të rrjetit ujëpërçues sepse vetëqeverisja lokale duhet të ndërmerr më shumë intervenime në sistemin sekondar të furnizimit në Tetovë”, tha Ademi.

Në rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës sot u mbajt versioni i dytë i debatit publik për Propozim strategjinë për ujërat.

Sipas ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, strategjia duhet të përcaktojë sistemin për menaxhim të integruar të ujërave në Maqedoni për 30 vitet e fundit.

“Është i domosdoshëm ekonomizimi racional me ujërat në Maqedoni. Sipas gjendjes së përhershme te ne nuk ka resurse të mjaftueshme sepse burimet më të mëdha të ujit gjenden në pjesën perëndimore të shtetit. Nga ana tjetër vazhdimisht duhet të sendërtohet potenciali institucional dhe kadrovik në këtë sferë. Strategjia për menaxhimin e ujërave del nga Ligji për ujërat, por qëllimi ynë është përveç pjesës ligjore të respektohet edhe pjesa thelbësore me marrjen e shembujve nga ekspert, bashkësia e biznesit dhe sektorin joqevriatr me qëllim që kjo strategji të jetë tërësisht e mbështetur”, theksoi Ademi.

Ai u përqëndrua edhe nga problemi për furnizimin me ujë në Tetovë.

“Qeveria disa vite financon projekt me të cilin duhet të ndërtohet sistem i ujit për pije në qytet. Megjithatë hulumtimet tregojnë se në Tetovë ka humbje të mëdha të ujit për shkak vjetërsimit të rrjetit ujëpërçues sepse vetëqeverisja lokale duhet të ndërmerr më shumë intervenime në sistemin sekondar të furnizimit në Tetovë”, tha Ademi.

Përpilues profesional i strategjisë është kompania “Hidroinzhinjering” nga Lubjana.

Në Maqedoni ka 35 lumenj, 53 liqene natyrore dhe artificiale dhe rreth 110 burime më të mëdha të ujit nëse, sipas Janez Dodiç përfaqësuesi i “Hidroinzhinerig”, paraqesin potencial të mjaftueshëm të ujit, por se shpërndarja nuk është e barabartë.

Krahas zgjidhjeve për menaxhimin e mungesës të ujit strategjia ofron edhe mundësi për financimin e kësaj sferë.

“Qëllimi ynë themelor është sigurimi i ujit për nevojat e të gjithë banorëve në Maqedoni, menaxhimin me ujërat dhe parandalimin e ndikimeve të dëmshme si dhe përmbytjet dhe erozionet të tokës dhe sigurimin e mbrojtjes të ujërave në lidhje me kualitetin e ujit për pije dhe për vaditje, si dhe shfrytëzimin e ujërave për ndërtim të kapaciteteve për burime të ripërtërira të energjisë që Maqedonia ka potencial të madh” tha Dodiç.

Debat publik me qëllim të merren mendime rreth strategjisë me ujërat në Maqedoni nga opinioni akademik, ndërsa dje debati i këtillë ishte mbajtur me përfaqësuesit e biznes sektorit.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *