Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bexheti u dorëzoi licencë dy përmbaruesve

Ministri Bexheti u dorëzoi licencë dy përmbaruesve

Shkup, 7 dhjetor 2011 – Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti sot përmbaruesve të emëruar Xhemajl Arifi dhe Keti Arsova u dorëzoi licencë dhe i porositi që ta kryejnë punën me ndërgjegje, me ndershmëri dhe me përgjegjësi në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve.

Shkup, 7 dhjetor 2011 (MIA) – Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti sot përmbaruesve të emëruar Xhemajl Arifi dhe Keti Arsova u dorëzoi licencë dhe i porositi që ta kryejnë punën me ndërgjegje, me ndershmëri dhe me përgjegjësi në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve.

Arifi dhe Arsova u emëruan përmbarues për rajonet e qyteteve të Shkupit dhe Tetovës.

“Analizat e zbatimit të deritanishëm të Ligjit për përmbarim tregojnë se është realizuar qëllimi i tij kryesor që të krijohet sistem efikas i përmbarimit dhe realizimit të të drejtave të kreditorëve në afat të duhur”, tha Bexheti në dorëzimin e licencës.

Me Rregulloren për përcaktimin e numrit të përmbaruesve për zonën e gjykatës themelore dhe vërtetimin e kritereve për numrin dhe sistemimin e selive zyrtare të përmbaruesve në zonën e Republikës, janë paraparë 132 seli të përmbaruesve.

“Nga 41 përmbarues inicialë, të cilët në vitin 2006 filluan me zbatimin e sistemit të ri të përmbaruesve me Republikën e Maqedonisë janë emëruar 90 përmbarues”, theksoi Bexheti.

Kryetari i Odës së përmbaruesve, Antonio Koshtanov duke ua uruar përmbaruesve të rinj emërimin u dëshiroi më pak nervozë me palët dhe përmbarime më të suksesshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *