Home / Lajme / Maqedoni / Miratohet Programi kombëtar për pranimin e të drejtës të BE-së, revizion në vitin 2012

Miratohet Programi kombëtar për pranimin e të drejtës të BE-së, revizion në vitin 2012

30 dhjetor-Në përgatitjet e NPAA marrin pjesë të gjithë ministritë dhe organet tjera të kryesisë shtetërore të cilët i planifikojnë aktivitetet nga sferë veprimi i tyre i punës. Gjatë përgatitjes të NPAA, revizioni i vitit 2012, janë marrë parasysh rekomandimet dhe vërejtët e Komisionit Evropian nga Raporti i fundit për avancimin e Republikës së Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme e miratoi Programin kombëtar për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA), revizion në vitin 2012, kumtoi Sekretariati për çështjet evropiane.

NPAA paraqet dokument kyç për procesin e integrimit në BE, i cili e pasqyron dinamikën në harmonizimin e legjislacionit evropian me atë evropian, si dhe përshtatjen e institucioneve kombëtare ndaj strukturave administrative evropiane. NPAA i bashkon të gjitha dokumentet duke dhënë kontroll gjithë përfshirëse të reformave, harmonizimin e legjislacionit, të strukturave administrative të nevojshme për implementimin e legjislacionit, si dhe resurset e domosdoshme financiare.

Në përgatitjet e NPAA marrin pjesë të gjithë ministritë dhe organet tjera të kryesisë shtetërore të cilët i planifikojnë aktivitetet nga sferë veprimi i tyre i punës. Gjatë përgatitjes të NPAA, revizioni i vitit 2012, janë marrë parasysh rekomandimet dhe vërejtët e Komisionit Evropian nga Raporti i fundit për avancimin e Republikës së Maqedonisë.

Në harmonizim me dinamikën e paraparë NPAA, revizion i 2012, do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë javës së ardhshme, ndërsa gjatë janarit përmes debatit publik do të prezantohet para sektorit qytetar. Gjithashtu, në janar Programin kombëtar për miratimin e të drejtës së BE-së, revizion 2012, do të përkthehet dhe dorëzohet deri te Komisioni Evropian

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *