Home / Lajme / Maqedoni / Misioni i OSBE-së në Shkup paraqet rezultatet e sondazhit mbi punën e policisë

Misioni i OSBE-së në Shkup paraqet rezultatet e sondazhit mbi punën e policisë

8 dhjetor-“Bashkëpunimi ndërmjet policisë lokale dhe komunave është thelbësore për funksionimin efikas të mekanizmave të policisë në komunitet, si dhe për rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve në vend. Ky studim ka ndihmuar në vlerësimin e efikasitetit të mekanizmave të policisë në komunitet, në mënyrë që të identifikojë pengesat e mundshme si dhe rekomandimet për aktivitetet e ardhshme,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Breth

Misioni i OSBE në Shkup, ka prezantuar sot rezultatet përfundimtare të sondazhit lidhur me perceptimin e prefektëve mbi punën e policisë, e cila është kryer në bashkëpunim me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Sondazhi i kryer në qershor-korrik të vitit 2011, siç thuhet në kumtesën e OSBE-së i plotëson studimin që kryhet çdo dy-vjet nga Misioni i OSBE-së lidhur me policinë në komunitet, dhe ka për qëllim të vlerësojë mendimin e kryetarëve të komunave të vendit lidhur me punën e policisë në komunat e tyre përkatëse, si dhe lidhur me efikasitetin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe policisë.

“Bashkëpunimi ndërmjet policisë lokale dhe komunave është thelbësore për funksionimin efikas të mekanizmave të policisë në komunitet, si dhe për rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve në vend. Ky studim ka ndihmuar në vlerësimin e efikasitetit të mekanizmave të policisë në komunitet, në mënyrë që të identifikojë pengesat e mundshme si dhe rekomandimet për aktivitetet e ardhshme,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Breth,

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska deklaroi se rezultatet e sondazhit tregojnë se MPB-ja është në rrugë të drejtë në zbatimin e konceptit të policisë në komunitet, por, në të njëjtën kohë kërkon nga ne që të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta në aktivitetet e parandalimit.

Rezultatet e sondazhit tregojnë mbështetjen e madhe për mekanizmat e policisë në komunitet nga kryetarët e komunave.

“Ky sondazh i përkrahur nga OSBE tregon se shumica e kryetarëve të komunave mbështesin punën e Këshillave Lokale për Parandalim. Kjo konfirmohet nga fakti se këto Këshilla janë krijuar pothuajse në të gjitha komunat në mbarë vendin. Puna e tyre është veçanërisht e rëndësishme për bashkëpunimin e autoriteteve vendore me policinë dhe ndihmon në përforcimin e këtij partneriteti,” ka thënë kryetari i BNJVL-së Koce Trajanovski.

Misioni i OSBE-së ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në promovimin, hartimin dhe konsolidimin e konceptit të policisë në komunitet në vend që nga viti 2001.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *