Home / Sport / Mjekët japin Ok-in: Villa në Euro 2012

Mjekët japin Ok-in: Villa në Euro 2012

Sulmuesi i Barcelonës , David Villa , i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e tij të majtë ditën e Hënë , me shumë gjasa do të jetë gati për Europianin e vitit 2012.

30 vjecari u dëmtua në ndeshjen kundër Al Sadd në Botërorin e Klubeve ku Barcelona fitoi me rezultatin 4-0 ndërkohë që shumica mendonin se Villa do të humbsite pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë lajmi i mirë ka ardhur nga mjeku që operoi futbollistin ku në një intervistë Ramon Cugat deklaroi se lojtari mund të arrijë formën e mëparshme në më pak se 5 muaj.

“Ai do të rikuperohet së shpejti. Besoj se do të qëndroj 4-5 muaj jashtë fushave por duhet të presim për të parë progresin e tij.Nuk mund të jap një datë të saktë sepse do të gaboja.”

Villa ka shënuar 50 gola në 81 ndeshje të luajtura që do të thotë se spanjolli është një pikë kyce për skuadrën e tij si dhe për kombtaren e cila fitoi Botërorin në 2010.Nga ana tjetër Remon tha se operacioni shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Të gjithë ne jemi të kënaqur nga operimi i tij. Shpresojmë që të jetë gati për Kampionatin Evropian.”

Pritet që David Villa të lërë spitalin pas 3 ose 4 ditësh dhe më pas lojtari do të nisë programin e riaftësismit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *