Home / Lajme / Maqedoni / Monitorim i vetëqeverisjes lokale në Maqedoni

Monitorim i vetëqeverisjes lokale në Maqedoni

5 dhjetor-Delegacioni në përbërjen e të cilit janë Jan Mikalef nga Malta (Partitë popullore dhe demokristiane) dhe Andre Bukhman nga Franca (Socialist) duhet të ketë takime me ministrin e Vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta, me përfaqësues të Ministrisë së Financave, si dhe me përfaqësues të BNJVL-së dhe me anëtarët e delegacionit të Maqedonisë në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale të KE-së.

Delegacioni i Kongresit për autoritete lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, prej sot e deri më 7 dhjetor do të qëndrojë në Maqedoni në mision monitorues të demokracisë lokale dhe rajonale.

Misioni monitorues ka për qëllim që ta shqyrtojë mënyrën dhe shkallën e përmbushjes së obligimeve të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë me ratifikimin e Kartës evropiane për autonomi lokale në vitin 1997.

Delegacioni në përbërjen e të cilit janë Jan Mikalef nga Malta (Partitë popullore dhe demokristiane) dhe Andre Bukhman nga Franca (Socialist) duhet të ketë takime me ministrin e Vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta, me përfaqësues të Ministrisë së Financave, si dhe me përfaqësues të BNJVL-së dhe me anëtarët e delegacionit të Maqedonisë në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale të KE-së.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, delegacioni do të takohet edhe me anëtarët e komisioneve parlamentare, përfaqësues të Gjykatës kushtetuese, Avokatin e popullit, si dhe me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, kryetarët e komunave të Strumicës Zoran Zaev dhe të Zhelinës Fatmir Izairi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *