Home / Lajme / Maqedoni / Natën e vitit të ri koncert në sheshin e Tetovës

Natën e vitit të ri koncert në sheshin e Tetovës

14 dhjetor-o të stoliset pema e Vitit të Ri dhe do të vendosen llamba ndriçuese nëpër gjithë qytetin dhe elemente tjera në mënyrë që të krijohet një atmosferë festive. Gjithashtu, në natën e ndërrimit të viteve Komuna e Tetovës ka paraparë një program të begatshëm festiv për qytetarët”, deklaroi Flakran Pustina zëdhënës i komunës së Tetovës.

Këtë javë të gjitha bulevardet në Tetovë, me rastin e festave të fundvitit do të zbukurohen. Nga komuna e Tetovës, kanë njoftuar se edhe këtë vit bredhi I vitit të ri.

Tradicionalisht pritet që më 15 dhjetor të fillojë zbukurimi I qytetit të Tetovës.

Nga shërbimi për informim kanë bërë të ditur se komuna për këtë qëllim do të ndajë 1 milion e 200 mijë denarë, ndërsa me rastin e ndrimit të motmotit pushteti lokal ka paraparë edhe një koncert në sheshin Iliria.

“Të gjitha rrugët kryesore dy javë para natës së ndrimit të motmoteve do të zbukurohen me ndriçime. Poashtu do të zbukurohet edhe sheshi ku do të mbahet koncerti madhështor” thonë nga komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës tashmë e ka përfunduar tenderin për rregullimin dhe stolisjen e qytetit në prag të festave të Vitit të Ri.

Punimet për stolisjen e qytetit në prag të festave të fundvitit do të fillojnë nga kjo javë. Do të stoliset pema e Vitit të Ri dhe do të vendosen llamba ndriçuese nëpër gjithë qytetin dhe elemente tjera në mënyrë që të krijohet një atmosferë festive. Gjithashtu, në natën e ndërrimit të viteve Komuna e Tetovës ka paraparë një program të begatshëm festiv për qytetarët”, deklaroi Flakran Pustina zëdhënës i komunës së Tetovës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *