Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshimet klimatike kërcënim serioz për temperaturën, ujin, energjinë dhe shëndetin e njerëzve

Ndryshimet klimatike kërcënim serioz për temperaturën, ujin, energjinë dhe shëndetin e njerëzve

Shkup, 30 janar 2011 – Ulja e reshjeve, rritja e temperaturës mesatare, rritja e konsumimit, ndërsa rënie e prodhimtarisë së energjisë elektrike, janë pjesë e pasojave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Ato janë kërcënim serioz për resurset ujore, prodhimtarinë bujqësore, sigurinë ushqimore, shëndetin njerëzor dhe jetesën rurale në Maqedoni.

Ulja e reshjeve, rritja e temperaturës mesatare, rritja e konsumimit, ndërsa rënie e prodhimtarisë së energjisë elektrike, janë pjesë e pasojave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Ato janë kërcënim serioz për resurset ujore, prodhimtarinë bujqësore, sigurinë ushqimore, shëndetin njerëzor dhe jetesën rurale në Maqedoni.

Ndryshimet e ciklit të ujit do të ndikojnë mbi prodhimtarinë e energjisë, tek bujqësia në pjesën e të mbjellave, të cilat ujiten me reshje shiu, kapshmëria e ujit për ujitje, industria e pyjeve dhe zona tjera.

Pa ujitje, sipas vlerësimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dëmet nga ndryshimet klimatike mund të barazohen ose ta kapërcejnë neto të ardhurat aktuale, me çka do të vihej në pikëpyetje qëndrueshmëria ekonomike e bujqësisë në disa zona. Madje edhe për kulturat e ujitura, mund të paraqiten humbje, edhe pse sipas vlerësimeve humbjet do të jenë më të vogla sesa tek kulturat e ujitura.

Nevoja për energji elektrike për të gjithë sektorët (tregtar, banesor, transportues, industrial dhe bujqësor), në vitin 2030, pritet të rritet për 65 për qind krahasuar me nivelin nga viti 2006, ndërsa shpenzimet e sistemit të plotë energjetik janë vlerësuar në rreth 14,87 miliardë euro.

Rritja mesatare e temperaturave në Maqedoni është në shtrirjen mes një grade në vitin 2005, 1,9 në vitin 2050, 2,9 në vitin 2075 dhe 3,8 në vitin 2100, ndërsa sasia mesatare e reshjeve pritet të zvogëlohet për tre për qind në vitin 2025, pesë në vitin 2050, tetë në vitin 2075 dhe 13 për qind në vitin 2100.

Analiza e Bankës Botërore tregojnë se në Maqedoni si rezultat i ndryshime klimatike vërehen rritje të temperaturës mesatare, deficitë në lagështi dhe seriozitet nga dukuri ekstreme si thatësira, valë të nxehtësisë dhe zjarre pyjore. Projeksionet për disa dekadat e ardhshme janë rritja e temperaturës së mesme vjetore për 1,9 për qind, zvogëlim i reshjeve për pesë për qind dhe ekspozim më i madh i dëmtuesve të reja dhe sëmundjeve të kulturave bujqësore dhe pyjeve.

Republika e Maqedonisë, sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në luftë kundër ndryshime klimatike kyçet përmes vendosjes së kornizës juridike, me sendërtimin e çështjes së ndryshimeve klimatike në dokumente rajonale, të planit dhe programore në nivel nacionalm rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe përmes zbatimit të projektit sipas Protokollit të Kiotos, gjegjësisht mekanizëm për zhvillim të pastër përmes të cilin shtetet të cilat kanë obligime të kuantifikuara për zvogëlim të emisioneve të CO2 munden pjesë e këtyre detyrimeve të realizojnë përmes investimit në shtete, të cilat kanë obligime të këtilla, siç është vendi jonë.

“Republika e Maqedonisë, si shtet që e ka ratifikuar Protokollin e Kiotos ndaj Konventës Kornizë të KB-së për ndryshime klimatike i njohu mundësitë për arritje të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm me shfryrtëzimin e mundësive për financimin e oksigjenit përmes shfrytëzimit të mekanizmit për zhvillim të pastër”, theksojnë nga Ministria dikasteriale, duke shtuar se janë miratuar edhe procedura të domosdoshme për zbatim të projekteve konform mekanizmit për zhvillim të pastër.

Edhe pse Republika e Maqedonisë nuk ka qëllime sasiore për zvogëlim të emisionit të gazrave të qelqta në lidhje me të ardhmen e caktuar bazore, si vendet-anëtare të BE-së, megjithatë, nga Ministria thonë se shteti ka vendosur qëllim për zvogëlim për 30 për qind në krahasim me skenarin, i cili nuk përfshin masa për ulje deri në vitin 2020.

Sfidë e veçantë për Republikën e Maqedonisë, siç theksuan është veprimi sipas obligimeve të cilat shteti i ka në kuadër të statusit të saj në konventës kornizë së KB-së për ndryshime klimatike nga ana e statusit të saj të vendit-kandidat për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *