Home / Lajme / Maqedoni / Në Entin e statistikave në Tetovë Harta e Maqedonisë Madhe

Në Entin e statistikave në Tetovë Harta e Maqedonisë Madhe

15 dhjetor-“Harta ka ekzistuar aty por prej sot nuk ekziston më. Ajo është larguar me vetë-iniciativë. Ajo është vendosur aty nga një koleg. Nuk e di nëse e ka blerë apo ia ka dhënë dikush dhuratë. Megjithatë më duket se e ka blerë sepse atë e shet firma ‘Trimas’ nga Shkupi. Dua të theksoj se hartën e ka vendosur vetë ai dhe Enti i statistikave nuk qëndron pas saj”, deklaroi Toni Zdravkovski, udhëheqës i Entit të statistikave, Tetovë.

Pas shpalosjes së hartave të Maqedonisë së Madhe në një shkollë në Ohër dhe në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë në Shkup, një e tillë e varur në mur sot është vërejtur nga Tv Koha edhe në njërën nga zyrat e Entit të statistikave që gjendet në godinën e Komunës së Tetovës. Kamera e jonë e filmoi zyrën në të cilën gjendej harta e Maqedonisë së Madhe. Por menjëherë ndërhyni udhëheqësi i Entit të statistikave, i cili hoqi hartën nga muri duke u arsyetuar se punonjësi i administratës me vetëinicitivë e ka varur aty. Mirëpo ai nuk e zbuloi identitetin e personit i cili kishte varur hartën. Sidoqoftë nga pamjet shihet qartë se bëhet fjalë për hartë me kufijtë e Maqedonisë së Madhe ndërsa qëndron e varur në institucion shtetëror.
“Harta ka ekzistuar aty por prej sot nuk ekziston më. Ajo është larguar me vetë-iniciativë. Ajo është vendosur aty nga një koleg. Nuk e di nëse e ka blerë apo ia ka dhënë dikush dhuratë. Megjithatë më duket se e ka blerë sepse atë e shet firma ‘Trimas’ nga Shkupi. Dua të theksoj se hartën e ka vendosur vetë ai dhe Enti i statistikave nuk qëndron pas saj”, deklaroi Toni Zdravkovski, udhëheqës i Entit të statistikave, Tetovë.
Debati rreth vizatimit të hartave etnike është ngritur që nga dita e shënimit të Ditës ë Pavarësisë së Shqipërisë kur në hyrje të Tetovës katër të rinj shqiptar kishin vizatuar hartën e Shqipërisë Etnike. Pas këtij rasti menjëherë Ministria e Brendshme ngriti padi penale kundër tyre ndërsa katër të rinjtë rrezikojnë deri në 5 vite burg. Po në hyrje të Tetovës disa ditë më vonë u vizatua edhe harta e Maqedonisë së Madhe, por ky veprim nuk shqetësoi fare ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, e cila tha se veprimet e tilla nuk duhet ta shqetësojnë fare Shkupin Zyrtar. Sipas interpretimin të MPB-së askush nuk guxon të cenojë kufijtë e brendshëm të vendit ndërsa aspiratat e dikujt për të zgjeruar ato nuk është e dënueshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *