Home / Lajme / Maqedoni / Në hetime zjarri në shkollën e Muzikës

Në hetime zjarri në shkollën e Muzikës

12 dhjetor-Nuk mundë të themi sa është dëmi sepse duhet të ndrohen tavanet, dyshemeja sepse ishin të vjetra, ndërtesa daton që nga vitet e 20-ta, pjesa e re është nga betoni por këtu janë të gjitha nga kashtëzat dhe duhet të ndrohen por dëme në klasa nuk ka por janë dëmtuar inventari dhe aparatura si dhe një pjesë e dokumenteve” tha drejtoresha Simona Zafiroska

-Faktori njeri është shkaktari i shpërthimit të zjarrit, për pasojë mbeti e djegur një pjesë e shkollës së mesme të muzikës Todor Skalovski Tetoec në Tetovë. Sipas informatave të para të hetimin që ka bërë Sektori i Punëve të Brendëshme i Tetovës, rezulton që zjarri të jetë shkaktuar nga faktori njeri, kjo sepse rrjeti i vjetër elektrik nuk ka duruar shumë aparate të vëndohen, megjithatë edhe përkundër kësaj me instalimin e aparateve të reja elektrike ka ardhur deri tek mbingarkesa e rrjetit dhe ka shpërthyer zjarri, shprehet Marjan Josifoski zëdhënës i SPB-së së Tetovës. Shkollën e Mesme të Muzikës në të cilën mësojnë afër 500 nxënës, e ka vizituar edhe zëvendësministri i Arsimit dhe shkencës Safet Neziri, i cili ka premtuar ndihmën e tij për rimëkëmbjen e kësaj shkolle “Vizita ime është për ta parë gjendjen faktike në shkollë dhe pikësëpari me rëndësi është që nuk ka pasur viktima në njerëz nxënës apo kuadër arsimorë. Un si ministri erdhëm këtu që në bazë të institucioneve që do bëjnë ekspertizën vlerësimin që të bëhet edhe konstrukcioni financiar sepse jemi të obliguar të bëjmë riparimin dhe rekonstruimin e pjesës së djegur në këtë shkollë dhe besoj që do ketë vullnet të mirë edhe komuna e Tetovës që ta ndihmoj dhe bashkë sa më shpejt ta sjellim në gjendjen e më parshme siç ka qenë shkolla e mesme e muzikës në Tetovë”, tha Neziri. Drejtoresha e shkollës shprehet se për fat të mirë klasat nuk janë dëmtuar por është dëmtuar vetëm pjesa e administratës, por megjithatë nxënësit nuk do munden të mësojnë edhe të hënën në këtë objekt shkaku se duhet të bëhet vlerësimi I dëmit dhe sigurisë së objektit. “Sa iu përket hapësirave për mësim janë komplet dhe të sigurta nuk kanë asnjë dëmtim. Bisedohet për hapësirat e administratës ato dy zyra janë dëmtuar. Të hënën me siguri nuk do mbajmë mësim sepse do vijnë për hetim nga kompania e sigurimeve dhe ministria do duhet ta vlerësojë dëmin. Nuk mundë të themi sa është dëmi sepse duhet të ndrohen tavanet, dyshemeja sepse ishin të vjetra, ndërtesa daton që nga vitet e 20-ta, pjesa e re është nga betoni por këtu janë të gjitha nga kashtëzat dhe duhet të ndrohen por dëme në klasa nuk ka por janë dëmtuar inventari dhe aparatura si dhe një pjesë e dokumenteve” tha drejtoresha Simona Zafiroska. Të hënën pritet të vijnë për kontroll nga kompania e sigurimeve dhe nga ministria të cilët edhe do vlerësojnë saktësisht se sa është dëmi I shkaktuar nga zjarri i mbrëmshëm. Kjo shkollë u përfshi nga zjarri të premten në orët e vona të pasditës, në kohën kur ishin duke mësuar nxënësit, por fatmirësiht u ndezën vetëm disa dhoma administrative dhe nuk ka pasur as viktima as të lënduar.Përndryshe Shkolla e mesme e muzikës në Tetovë është e ndërtuar që në vitet e njëzeta dhe në të mësojnë mbi 500 nxënës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *