Home / Lajme / Maqedoni / Në Saraj votohet për kryetar komune

Në Saraj votohet për kryetar komune

18 dhjetor-Gjithsej votojnë 29.230 votues, prej të cilëve 42 të shpërngulur dhe 51 të burgosur. Zgjedhjet mbahen për shkak të vendit të zbrazët të kryetarit të komunës pasi që kryetari Blerim Bexheti u bë ministër i Drejtësisë

Në komunën Saraj të Shkupit sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale për kreun e kësaj komune.

Në garën për këto zgjedhje garojnë dy kandidatë: Bekim Murati nga BDI dhe Xhevdet Fejzullahu nga PDSH-ja, ndërsa partitë e tjera nuk kanë kandidatët e tyre.

Të drejtë vote kanë rreth 29 mijë votues në 34 qendra votimi, ku do të mund të zgjedhin kryetarin e komunës. Zgjedhjet mbahen vetëm një vit para atyre të rregullta, pasi që kreu i deritanishëm i kësaj komune, Blerim Bexheti u zgjodh ministër i Drejtësisë.

Edhe pse mandati i kreut të ri të Sarajit do të jetë vetëm një vit për shkak të zgjedhjeve të rregullta lokale në vitin 2013, kandidatët në platformat e tyre zgjedhore si premtim parimor kanë vënë theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës duke mos anashkaluar edhe sferat e tjera si zhvillimin lokal dhe sferën e arsimit. Për zgjedhjen e kreut të Komunës së Sarajit në raundin e parë nevojitet që kandidati të fitojë rreth 10 mijë vota

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *