Home / Lajme / Maqedoni / Në Shqipëri me letër njoftime

Në Shqipëri me letër njoftime

14 dhjetor-
Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, shtetasve të Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’u mundësohet të hyjnë, dalin, tranzitojnë dhe qëndrojnë kurtë deri tre muaj në çdo periudhë gjashtëmujore, llogaritur nga dita e hyrjes së parë, me letërnjoftimeve të vlefshme biometrike.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto, sot në Tiranë, nënshkruan Marrëveshje mes dy qeverive për ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve, lajmëroi korrespodenti i MIA-s.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, shtetasve të Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’u mundësohet të hyjnë, dalin, tranzitojnë dhe qëndrojnë kurtë deri tre muaj në çdo periudhë gjashtëmujore, llogaritur nga dita e hyrjes së parë, me letërnjoftimeve të vlefshme biometrike.

Nënshkrimi i Marrëveshjes, siç tha ministri Popski, është sinjal shumë i rëndësishëm për proceset integruese të cilat po zhvillohen.

“Vlerësoj se kjo është një shkallë deri në momentin kur të gjithë ne do të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së, ku lëvizja do të jetë e papenguar. Në këtë aspekt marrëveshja e sotme ka vlerë të madhe për qytetarët nga të dy palët e kufirit”, theksoi Poposki.

Haxhinasto tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po intensifikohet, ndërsa Marrëveshja paraqet një lloj përgatitje të Maqedonisë dhe Shqipërisë për anëtarësim të ardhshëm në BE

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *