Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë fillon projekti ‘Bëj tifo në mënyrë sportive pa ofendime dhe pa dhunë’

Në Tetovë fillon projekti ‘Bëj tifo në mënyrë sportive pa ofendime dhe pa dhunë’

13 dhjetor-Muajin e ardhshëm, janë planifikuar më shumë takime, fillimisht me Këshillin lokal për parandalim në Tetovë, si dhe me përfaqësuesit e ekipeve futbollistike dhe grupet e tifozëve nga Pollogu. Në takimet, për së afërmi do të debatohet për implikimet ligjore, kur bëhet fjalë për dhunë sportive dhe për nevojën e ndërmarrjes së të gjitha masave të domosdoshme parandaluese dhe aktivitetet të për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj forme të dhunës.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë së shpejti do të fillojë me aktivitetet e para të projektit të ri parandalues-edukativ “Bëj tifo në mënyrë sportive pa ofendime dhe pa dhunë”.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deri në fund të këtij muaji do të jetë gati edhe në mediat në rajon do të fillojë emetimi i spotit televiziv për këtë qëllim, ndërsa paralelisht me këtë në më shumë vende, më së shumti para fillimit të garave sportive, do të distribuohen edhe fletushkat me mesazhe për sjellje korrekte të tifozëve.

Muajin e ardhshëm, janë planifikuar më shumë takime, fillimisht me Këshillin lokal për parandalim në Tetovë, si dhe me përfaqësuesit e ekipeve futbollistike dhe grupet e tifozëve nga Pollogu. Në takimet, për së afërmi do të debatohet për implikimet ligjore, kur bëhet fjalë për dhunë sportive dhe për nevojën e ndërmarrjes së të gjitha masave të domosdoshme parandaluese dhe aktivitetet të për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj forme të dhunës.

Krahas, kësaj me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të mbahen ligjërata rasti për dhunën sportive, në të cilat do të përfshihen të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën.

Aktivitetet e përgjithshme projektuese do të ndiqen me fushatë mediale përkatëse, me qëllim që edhe në këtë mënyrë të kontribuohet për uljen e kësaj dhune dhe për përmirësimin e tolerancës ndëretnike në rajonin e Tetovës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *