Home / Lajme / Maqedoni / Në ‘Zef Lush Marku’ nuk ka libra nga vendet fqinje, konfirmon Inspeksioni i arsimit

Në ‘Zef Lush Marku’ nuk ka libra nga vendet fqinje, konfirmon Inspeksioni i arsimit

9 dhjetor-Arsov sot kishte takim me drejtorët e shkollave të mesme në Shkup, pasi IASH ka kryer evaulim të rregullt në 16 prej 21 shkollave në kryeqytet. Sipas tij, nota mesatare për shkollat është e mirë (3) dhe është pak mbi mesataren e nivelit shtetëror.

Inspeksioni arsimor nuk ka gjetur libra nga Kosova dhe Shqipëria në gjimnazin me mësim në gjuhën shqipe “Zef Lush Marku” në Shkup, gjatë kontrollit të cilin e kreu pas konstatimeve të disa mediave se prej atyre vendeve shfrytëzohen librat e historisë, në vend të atyre të miratuara nga Ministria e Arsimi dhe Shkencës.

Drejtori i Inspektoratit arsimor shtetëror (IASH), Xhorxhe Arsov sot e ka marrë procesverbalin. Për mediat deklaroi se tre inspektorë dy ditë i kanë kontrolluar të gjithë mësimdhënësit në shkollat dhe nuk kanë konstatuar paligjshmëri.

Inspektorët në “Zef Lush Marku” konstatuan se në shumicën e lëndëve nuk ka libra për të gjithë nxënësit në paralele ose aspak nuk ka libra në disa lëndë profesionale.

Arsov sot kishte takim me drejtorët e shkollave të mesme në Shkup, pasi IASH ka kryer evaulim të rregullt në 16 prej 21 shkollave në kryeqytet. Sipas tij, nota mesatare për shkollat është e mirë (3) dhe është pak mbi mesataren e nivelit shtetëror.

Përmendi më shumë dobësi në të cilat duhet të punojnë drejtorët dhe kuadri mësimdhënës që të përmirësohet kualiteti i mësimit – mosshfrytëzimi i mjaftueshëm i kompjuterëve, komunikimi i pamjaftueshëm me prindër dhe njohja e tyre me programet mësimore, vlerësim stihike para gjysmëvjetorit apo para përfundimit të vitet, në vend të aktivitet të vazhdueshëm, pak aktivitet jashtë mësimor dhe orë shtesë për nxënësit e talentuar me sukses të dobët.

IASH ka vërejtje edhe për higjienën në shkollat dhe oborret e parregulluara. Vlerësoi dhe se ka marrëdhënie mjaft kualitative mësimdhënës-nxënës dhe se drejtorët në mënyrë konsekuente të plotësojnë obligimin për mbajtjen e dosjeve për çdo nxënës

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *