Home / Lajme / Maqedoni / Nga 1 janari, importi i motoçikletave amerikane

Nga 1 janari, importi i motoçikletave amerikane

30 dhjetor-I shikuam të gjitha kërkesat dhe vendosëm të shkojmë me informatë deri te Qeveria. Qeveria e aprovoi Rregulloren kështu që veçmë nga viti 2012 do të mund të importohen motorë më cilësorë, më të sigurt dhe më të mirë nga SHBA-ja”, deklaroi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini pas takimit moto fansat në Ministrinë e Ekonomisë.

Motoçiklistët e Maqedonisë në vitin 2012 do të mund të importojnë motoçikleta të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas standardeve amerikane. Këtë e mundëson Rregullorja për aprovim të njësive të motoçikletave të prodhuara për dhe nga tregu i SHBA-së që Qeveria e aprovoi me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë. “Deri te Ministria e Ekonomisë kanë mbërritur 1.010 kërkesa nga motoçiklistët për mundësim të importimit të motoçikletave nga SHBA-ja. I shikuam të gjitha kërkesat dhe vendosëm të shkojmë me informatë deri te Qeveria. Qeveria e aprovoi Rregulloren kështu që veçmë nga viti 2012 do të mund të importohen motorë më cilësorë, më të sigurt dhe më të mirë nga SHBA-ja”, deklaroi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini pas takimit moto fansat në Ministrinë e Ekonomisë.

Nga aspekti ekonomik, theksoi, kjo do të thotë të importojmë motoçikleta më të lira, ndërsa nga aspekti i sigurisë do të voziten motoçikleta më të reja dhe më të sigurta, të prodhuara në vitin 2002,2003…

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *