Home / Sport / Nga 35 palestra, 7 për shqiptarët!

Nga 35 palestra, 7 për shqiptarët!

ARSM-ja, nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, parashikon që në fillim të vitit 2012 të fillojmë me ndërtimin e sallës sportive në Universitetin shtetëror të Tetovës, ku dhe do të përfundojmë me projektin e 35 sallave sportive”, deklaroi Fevzi Mani, zëvendës drejtor i ARSM-së.

Agjencioni për Rini dhe Sport prej vitit 2008 është duke punuar në projektin e ndërtimit të 35 sallave sportive në vend. Tani më kur hyjmë në vitin e katërt prej fillimit të punëve, nga ARSM-ja sqarojnë se janë afër përfundimit të punëve të parapara. Sipas tyre deri tani janë nderuar rreth 30-të palestra, ndërsa brenda vitit të ardhshëm duhet të kompletohen edhe pesë të tilla. “Agjencionit për Rini dhe Sport për vitin 2012, i kanë ngelur edhe 5 salla pa përfunduar do të thotë prej projektit 35 salla. Agjencioni për Rini dhe Sport nuk i ndërton të gjitha sallat në Republikën e Maqedonisë. Ashtu që për vitin 2012 në ARSM-ja, nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, parashikojmë që në fillim të vitit 2012 të fillojmë me ndërtimin e sallës sportive në Universitetin shtetëror të Tetovës, ku dhe do të përfundojmë me projektin e 35 sallave sportive. Në ndërtim është salla sportive në Çair, pra salla “Shaban Sejdiu” dhe është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë, që do të thotë edhe ajo do të jetë e gatshme në një kohë të shpejtë”, deklaroi Fevzi Mani, zëvendës drejtor i ARSM-së. Është interesant se nga gjithsesj 35 sallat e parapara, vetëm 7-të janë ndarë për rajone të banuara me shqiptarë, që në përqindje është saktë 20%, aq sa pretendojnë maqedonasit të jetë përqindja e shqiptarëve në Maqedoni. ‘Deri tani janë nderuar pesë salla në vendbanime të banuara me shqiptarë edhe atë: Pirok, Bogovinë, Bërvenicë, Saraj dhe Sllupçan. Për momentin në ndërtim e sipër është salla në Çair të Shkupit, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihet ndërtimi i sallës në Univeristetin Shtetëror të Tetovës. D.m.th. janë paraparë gjithsej 7-të salla në vendbanime shqiptare’, sqaroi Mani. I pyetur për mos-ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Reçicë të Madhe të Tetovës, Mani sqaroi se e njëjta nuk është nën kompetencat e Agjencisë për Rini dhe Sport. “Problemi për sallën në Reçicë të Madhe të Tetovës? Kjo sallë nuk është në projektin e Agjencisë për Rini dhe Sport, por ndërtohet nga Ministria e Arsimit. Në Tetovë, sallë sportive është ndërtuar në Pirok, e cila edhe është lëshuar në përdorim. Po ashtu edhe të gjitha sallat tjera të cilët janë në ndërtim nuk kanë stopuar me punë por janë duke shkuar sipas planit të paraparë”, përfundoi Mani. Ndryshe në fshatin Reçicë e Madhe të Tetovës prej kohësh ka nisur ndërtimi i sallës sportive, mirëpo e njëjta nuk është duke u përfunduar, pasi punët janë ndaluar për arsye të panjohura.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *