Home / Lajme / Maqedoni / Një e plagosur dhe dy të therrur

Një e plagosur dhe dy të therrur

10 dhjetor-Deri tani nuk janë dhënë hollësi zyrtare mbi incidentin, ndërsa jozyrtarisht mësohet se incidenti ka shpërthyer midis dy grupeve të të rinjve, dhe se ai kishte rezultuar me disa zënka që kishin ndodhur kohë më parë.

Një vajzë 15 vjeçare është plagosur dhe dy të rinj janë therrur me thikë në një incident që ka shpërthyer midis të rinjve në një autobus urban në Shkup.

Sipas njoftimeve të para të policisë, incidenti ka ndodhur në autobusin urban 74 në afërsi të Bankës Popullore të Maqedonisë, me ç`rast në dhunë janë përfshirë dy grupe të të rinjve nga fshatrat Koliçan i Epërm dhe Koliçan i Poshtëm, që banohet nga shqiptarë dhe turq.

Deri tani nuk janë dhënë hollësi zyrtare mbi incidentin, ndërsa jozyrtarisht mësohet se incidenti ka shpërthyer midis dy grupeve të të rinjve, dhe se ai kishte rezultuar me disa zënka që kishin ndodhur kohë më parë.

Një nga viktima e plagosura që ka pësuar aksidentalisht në autobus është një nxënëse 15 vjeçare, e cila është goditur me një plumb në krahëror. Ndërsa nga përleshjet midis dy grupeve të të rinjve, shumica prej tyre nxënës, dy veta janë therrur me thikë. Policia është në kërkim të autorit të posedimit të armës së zjarrit, i cili gjendet në arrati.

MPB për sot paralajmëroi hollësi mbi incidentin duke ndërmarrë të gjitha masat ndëshkimore kundër personave të përfshirë. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ndihma e shpejtë, e cila ka marrë nxënësit e plagosur dhe të traumatizuar. (INA)

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *