Home / Lajme / Maqedoni / Osmani përuroi ujësjellësin në Debresh të Gostivarit

Osmani përuroi ujësjellësin në Debresh të Gostivarit

27 dhjetor-
Ai premtoi se vitin e ardhshëm me mjete të komunës, do të rikonstruktohet komplet rrjeti i ujësjellësit të Debreshit në gjatësi prej gati se 10 kilometrash. Osmani ka folur edhe mbi projekte tjera kapitale në komunën e Gostivarit.

Në fshatin Debresh të Gostivarit u lëshua në përdorim rezervuari i ri i ujit me kapacitet prej 500 m3 për të përmbushur nevojat e fshatit dhe të zbus problemin me furnizim me ujë në këtë zonë.

“Ndjej kënaqësi të që sot lëshojmë në përdorim një investim i cili do të zgjidh problem tuaja për një kohë më të gjatë. Urime, le të jetë me fat, inshallah me bereqet! Kur vendosëm gurin themeltar, shumë individë ishin skeptik se edhe ne do ta bëjmë të njëjtin gabim siç e bënë politikanët para nesh. Ne dallojmë nga politikanët tjerë sepse ne mbajmë llogari për fjalën që japim. Ndjehem krenar që unë së bashku me bashkëpunëtorët e mi nga Komuna e Gostivarit, banorët e Debreshit, klubit të Debreshit ia dolëm që me sukses ta përfundojmë pjesën e parë të investimit që kap shifrën prej 250 mijë euro, prej të cilave 200 mijë euro i siguroi Komuna e Gostivarit nga buxheti i vet, ndërsa 50 mijë euro klubi i mërgimtarëve të Debreshit në Cyrih”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

Ai premtoi se vitin e ardhshëm me mjete të komunës, do të rikonstruktohet komplet rrjeti i ujësjellësit të Debreshit në gjatësi prej gati se 10 kilometrash. Osmani ka folur edhe mbi projekte tjera kapitale në komunën e Gostivarit.

Banorët përgëzuan dhe faleminderuan kryetarin e komunës Rufi Osmani lidhur me realizimin e këtij projekti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *