Home / Lajme / Maqedoni / Pa leje qarkullimi në komunikacion

Pa leje qarkullimi në komunikacion

1 dhjetor-Fakt për këtë është numri prej 256 persona nga Tetova dhe rajoni i Tetovës, të cilët duke përfshirë edhe këtë muaj, janë larguar nga komunikacioni për shkak të mos pasjes së lëjes së qarkullimit, ndërsa numri më I madh është dhe në 586 nga qyteti i Gostivarit dhe më gjërë.Por ajo që është më shqetësuese është se dy e treta e këtyre të ndaluarve janë të mitur të cilët edhe kanë qenë të përfshirë në akisdente.

Edhe këtë vit në rajonin e Pollogut, individ, numri i të cilëve nuk është i vogël drejtojnë makina dhe automjetet të ndryshme pa leje qarkullimi.

Fakt për këtë është numri prej 256 persona nga Tetova dhe rajoni i Tetovës, të cilët duke përfshirë edhe këtë muaj, janë larguar nga komunikacioni për shkak të mos pasjes së lëjes së qarkullimit, ndërsa numri më I madh është dhe në 586 nga qyteti i Gostivarit dhe më gjërë.Por ajo që është më shqetësuese është se dy e treta e këtyre të ndaluarve janë të mitur të cilët edhe kanë qenë të përfshirë në akisdente.

Duke patur parasysh këtë gjendje Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, apelon tek të gjithë ata që dëshirojnë të drejtojnë automjete kurse ende nuk kanë dhënë provimin apo nuk kanë marrë leje, që të përmbahen nga pjesëmarrja në komunikacion, ngase në atë mënyrë e vendosin në pikpyetje sigurinë e tyre personale por edhe të pjesëmarrësve të tjerë, ndërsa do të përballen edhe me labirinthe tjera ligjore.

Sipas Sektorit për Punë të Brendëshme dënimi për vozitje të automjetetit pa leje qarkullimi është 400 euro. “Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, do të vazhdojë me aktivitetet dhe kontrollet në drejtim që në kohë të zbulojë dhe largojë nga komunikacioni personat të cilët do të takohen duke drejtuar makinat pa leje qarkullimi. Para se gjithash, kjo veçanërisht ka të bëjë me të miturit të cilët më së shpeshti gjatë uikendit pa dijeni të prindërve janë pjesëmarrës në komunikacion”, thuhet në një apel të lëshuar nga ana e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Ndryshe, në rajonin e Pollogut, kryesisht në rrrugët e Tetovës dhe Gostivarit, por edhe rrugët lokale, pas timonit të veturave ulen të rinjtë, të cilët pa leje qarkullimi marrin pjesë në komunikacion dhe me këtë jo vetëm që rrezikojnë jetën e tyre por edhe pjesëmarrësve tjerë. Në shumë raste këta të ri shkaktojnë dëme materiale të makinave dhe largohen duke lënë kështu të dëmtuara makinat e parkuara, thonë në Policinë e Tetovës.(U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *