Home / Lajme / Maqedoni / Papunësia në Tetovë

Papunësia në Tetovë

12 dhjetor-Ndërkohë që komuna e Tetovës llogaritet si ndër komunat më të varfëra në Maqedoni nëse krahasohet sipas numrit të familjeve që marrin ndihmë sociale. Prej gjithësej 70,800 banorëve të evidentuar sipas regjistrimit të fundit, nga ndihma sociale mbijetojnë 8.896 familje.

Për më shumë se tre mijë është zvogëluar numri i të papunëve në Tetovë. Që nga fillimi I vitit e deri në muajin tetor. Të paktën kështu flasin shifrat e Agjencionit për punësime të publikuara në ueb sajtin e tyre. Nëse në janar të këtij viti janë shënuar 28.968 si të papunë, në fund të muajit tetor shifrat tregojnë 25.123. Sipas renditjes tabelare të këtij agjencioni, për strukturën e të papunësuarve nëpër muaj, shihet se numri nga muaji në tjetrin është zvogëluar në mënyrë enorme. Numër më i madh i të papunëve është rregjistruar në muajin shkurt, (29.035), kurse pastaj numri zbret në 28 mijë deri në muajin qershor kur shifrat tregojnë 27.950. Gjithsej si 27 mijë të papunë rregjistrohen deri në muajin gusht, ndërsa në shtator shifrat zbresin në 26.387, kurse në tetor 25 mijë. Edhe në vitin 2011 rajoni i Tetovës renditet mënjëherë pas qytetit të Shkupit, ku ka afër 71 mijë të papunë. Ndërsa pas Tetovës, vijon Kumanova. Shifrat e publikuara tregojnë se ka më shumë qytetarë të punësuar se popullata që jeton në viset rurale. Edhe pse shifrat ndër vite tregojnë se ka trend të uljes së papunësisë megjithatë kjo i dedikohet mosevidentimit të studentëve të cilët me fillimin e studimeve me automatizëm shlyhen nga numri i të papunëve. Ndërkaq, vlerësohet se një pjesë e madhe e të papunëve tani më janë larguar në Evropë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira jetësore. Në Tetovë, ato që presin punë shumica janë të moshës nga 25 deri në 30 vjet. Pas tyre janë personat nga mosha 30 deri 34 vjet. Shifrat e larta të papunësisë kanë bërë që të vështirësohen edhe kushtet jetësore ndërsa kjo ka efekt edhe në rritjen e kriminalitetit në këtë rajon.Ndërkohë që komuna e Tetovës llogaritet si ndër komunat më të varfëra në Maqedoni nëse krahasohet sipas numrit të familjeve që marrin ndihmë sociale. Prej gjithësej 70,800 banorëve të evidentuar sipas regjistrimit të fundit, nga ndihma sociale mbijetojnë 8.896 familje. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *