Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti për projekti-buxhetin 2012

Parlamenti për projekti-buxhetin 2012

20 dhjetor-Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm është projektuar dhe i përgaditur për kushte për situata të përkeqësuara si pjesë e krizës ekonomike në rajon dhe botë, por me trende të rritjes ekonomike dhe shkallë të lartë të stabilitetit social.

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë do të vazhdojnë sot debatin për miratimin e Projekt-buxhetit për vitin 2012.

Buxheti është i projektuar rreth 2,7 miliardë dollarë , që parashikohet një deficit buxhetor prej 163 milion euro apo 2,5 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm është projektuar dhe i përgaditur për kushte për situata të përkeqësuara si pjesë e krizës ekonomike në rajon dhe botë, por me trende të rritjes ekonomike dhe shkallë të lartë të stabilitetit social.

Sipas rregullores së Parlamentit, debati për buxhetin mund të zgjasë deri në pesë ditë dhe të pasojë miratimi i tij.

Pjesa më e madhe e buxhetit dedikohet për investime kapitale, edhe ai 442 milion euro apo 28 përqind, kryesisht do të dedikohet për projekte infrastrukturore, ndërsa pjesa tjetër është parashikuar për sferat e tjera arsim, kulturë, shëndetësi dhe sferën sociale.

Rritja e GDP-së me këtë buxhet është projektuar në 4,5 përqind, kurse inflacioni 2,5 përqind.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *